Fshehja e berishjanëve pas procedurave, bëni si them unë, po jo si bëj unë!

Fshehja e berishjanëve pas procedurave, bëni si them unë, po jo si bëj unë!

Sali Berisha

Njerëzit e Sali Berishës në Parlament, qoftë Oerd Byluykbashi, Luçiano Boçi, apo edhe Gazmend Bardhi sot po fshihen pas procedurave, në një rast që në rashë të parë kërkon një qëndrim politik.

Cili do të jetë reagimi i asaj pjese politike që mbështet Berishën në rastin kur ai është i hetuar nga SPAK për korrupsion?

Po vihet re se mbështetësit e Berishës i kanë hyrë çështjes procedurialisht. Jo nuk duhej të ishte vendosur detyrim paraqitje ndaj tij, jo nuk duhet të ishte bllokuar pasaporta, pasi Berisha është deputet e duhet çuar çështja në Kuvend.

Nëse ata nuk  e njohin SPAK, pasi sipas tyre është një institucion në duart e Edi Ramës, si mund t’i besojnë Parlamentit, ku Edi Rama ka shumicën dërmuese të deputetëve?

E gjithë ky vulg reagimesh nuk ka sens: pasi nëse ka probleme proceduriale në akuzën e SPAK, por edhe vendimin e GJKKO-së, atëherë po në rrugë proceduriale duhet pritur Apeli, që të synojnë të rrëzojnë akuzën, duke ofruar argumentet e duhura ligjore e proceduriale.

Ndryshe, nëse nuk njeh SPAK nuk njeh as Parlamentin, e nis luftë ose revolucion ndaj pushtetit, duke thënë se Sali Berisha në këtë rast është një i përndjekur politik.

Ndërkaq, këtu ka një logjike me d yose më shumë standard qoftë nga Berisha apo mbështetësit e tij. , Tahirin vite më parë, kur i kërkuan me shpejtësi Adriatik Llallës të arrestonin ish-ministrin e Brendshëm, edhe pse në dosje nuk kishte asnjë fakt për korrupsion, por thjesht për abuzim detyre.

Vetë Berisha ka përshëndet arrestimin e Lefter Kokës, Alqi Bllakos, apo kryebashkiakëve socialiste, duke i konsideruar të drejta. Po atëherë si ka mundësi që me të gjithë të tjerët SPAK ka të drejtë e me Berishën jo.

Në këto kohë, por edhe në raste të tjera, thonë që duhet të hetohet Edi Rama. Po nëse ndodh kjo gjë, si do sillet Sali Berisha? Patjetër që do të jetë në ekstazë e do të gëzojë pa fund. Po atëherë cili është mesazhi që i jep opozitarëve e veçanërisht elektoratit gri? Me hipokrizinë e famshme të hoxhës: Bëni si them unë, po jo si them unë!/TemA

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë