Fshehu 647 mijë dollarë, 4 vite burg
djalit të Vehbi Alimuçajt të "VEFA-s"

TIRANE- Fshehja e një shume prej 647 mijë dollarë në një prej bankave në Hungari, ka sjellë dënimin me 6 vite burg të djalit të ish-bosit të “Vefa Holding” Vehbi Alimuçaj. Dënimi i Artan Alimuçaj është dhënë nga gjykata e Tiranës, e cila e ka shpalllur fajtor duke e dënuar fillimisht me 6 vite burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ky dënim është reduktuar në 4 vite burg. Nga ana tjetër në vendimin e saj gjykata e kryeqytetit ka urdhëruar konfiskimin e sasisë prej 647 mijë dollarëve së bashku me interesat e rrjedhura që ndodhen në Hungari dhe kjo shumë t’i kalojë në administrim shtetit shqiptar.

Ndërkohë për fshehjen e kësaj shume financiare në Hungari, që mendohet se është siguruar nga veprimet kriminale të mbledhjes së fajdeve në Shqipëri gjatë vitit 1996, është marrë i pandehur dhe babai i Artan Alimuçaj, Vehbi Alimuçaj. Mirëpo ish-bosi i “Vefa Holding” nuk ka pranuar akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”,dhe se procesi gjyqësor ndaj tij është ndarë në muajin shtator duke vijuar të gjykohet veçmas. Alimuçaj, ka pasur një llogari bankare në një bankë në Hungari në shumën 328 mijë dollarë.

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati