Fshehu dënimin për vjedhje në Angli? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnjë: Elton Bano ndërroi datën dhe vendin e lindjes

Fshehu dënimin për vjedhje në Angli? KQZ i kërkon Prokurorisë verifikim të thelluar për kandidatin e Berishës në Lushnjë: Elton Bano ndërroi datën dhe vendin e lindjes

Sali Berisha dhe Elton Bano

Pasi Partia Demokratike i kërkoi verifikimin e kandidatit të Sali Berishës për bashkinë e Lushnjes për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit pasi dyshohet se ka fshehur një dënim për vjedhje në Britaninë e Madhe duke mos e deklaruar në formular ashtu siç e parashikon ligji, KQZ i ka dërguar një shkresë Prokurorisë së Përgjithshme ku kërkon verifikim të thelluar.

KQZ shkruan se z. Bano ka deklaruar se ka ndërruar datën dhe vendin e lindjes dhe është shprehur gjithashtu në formularin e dekriminalizimit se ka jetuar në Rumani, Angli e Itali. Dhe për të gjitha këto kërkon verifikim nga Prokuroria e Përgjithshme.

"Nga verifikimi i të dhënave në formularin e vetedeklarimit të z. Elton Ilir Bano, rezulton se ka deklaruar:  Ne rubrikën I. TË DHËNA PERSONALE", PIKA B, "Gjenealitete të mëparshme" të Formularit të Vetëdeklarimit, subjekti vetëdeklarues ka deklaruar gjenealitetet e tij dhe është shprehur se se ka ndryshuar datelindjen nga "24.01.1981" në "24.07.1978" dhe vendlindjen nga "Prishtinë, Kosove" në "Lushnje". Pyetjes 8, A keni jetuar ndonjëherë jashtë territorit te Republikës së Shqipërisë për me shumë se 1 muaj? subjekti vetëdeklarues është përgjigjur "po" duke deklaruar se: Ne periudhën Nentor 1996- Shkurt 1997, ka jetuar në Bukuresht, Rumani, për arsye studim gjuhe. • Ne periudhën Korrik 1998 Shtator 2000, ka jetuar në Londër, Angli, për arsye emigracioni. Në periudhën Qershor 2020-Qershor 2021, ka jetuar në Rome, Itali, per arsye probleme shendetsore familjare", thuhet në shkresën e KQZ.  

4 ditë më parë PD theksoi se Bano kishte fshehur të dhëna qëllimisht dhe se një fakt i tillë sjell përjashtimin e menjëhershëm të tij.

Kandidati i Sali Berishës për bashkinë e Lushnjës, Elton ka mohuar akuzat duke u shprehur se PD po shpif për të përbaltur emrin e tij.  Bano thotë se sulmi politik është një sulm personal që padyshim do ndiqet në rrugë ligjore për shpifje dhe prishje imazhi.

Ndërkohë nga kandidatet e 6 marsit, Prokuroria e Përgjithshme ka nisur hetim të thelluar edhe për kandidatin e Partisë Demokratike për Rrogozhinën në garën e 6 marsit, Ferdinand Saraçi. Verifikimi i tij erdhi pas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), pasi në formularin e dekriminalizimit Saraçi ka deklaruar dënimin me 4 muaj burg dhe 100 mijë lireta gjobë në Itali për armëmbajtje pa leje në banesë, teksa i është referuar nenit 110 të Kodit Penal dhe nenit 10 ligji 17/10/1994, numër 497 të ligjit italian, që flet për një dënim në bashkëpunim.  Pritet që sektori i dekriminalizimit t’i dërgojë INTERPOL Romës letër-porosi për Saraçin për informacion të detajuara lidhur me gjurmët e gishtërinjve, gjeneralitetet, emrat e tjerë që mund të ketë përdorur në Itali, është arrestuar apo jo në kushtet e flagrancës, çfarë ka vendosur gjykata, është hetuar në gjendje të lirë apo masë sigurie. 

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr

DOSJA/ 'Mami është mërzitur, nuk e keni falenderuar', fjalët e Megi Fetahut 'prekin' Suel Çelën: Për Pajtimen hidhemi të gjithë në zjarr