Pushoi hetimet për korrupsion për gjyqtarin Thanza, por Vettingu konfirmon në detyrë prokurorin

TIRANE-Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë prokurorin Kosta Beluri, pjesë e Prokurorisë së Përgjithshme. Në seancën e kaluar të Vettingut, trupa deklaroi se prokurori kishte pushuar një cështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza. KPK deklaroi se procedimi penal ishte i paargumentuar, ndërsa do të jetë drejtoria e inspektimit që do të vlerësojë nëse ka pasur shkelje. “Procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent nëse ka apo jo shkelje”. Beluri e kaloi pa problem testin e pasurisë dhe të pastërtisë së figurës. Ai ka punuar si zv.prokuror i Tiranës në vitet 1999-2004 dhe si drejtor i Luftës kundër Krimit të Organizuar në Policinë e Shtetit në vitet 2004-2007. Aktualisht ai është prokuror në Sektorin e Verifikimit të Integritetit, sektori i Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme. Kosta Beluri është kandidat për Keshillin e Larte te Prokurorise.

Kosta Beluri

Çfarë ndodhi në seancën e kaluar në Komision
Sipas hetimit të KPK-s, çështja që kishte pushuar Beluri nisi me hetimin dhe vendosjen nën masë sigurie për veprat penale të “shpërdorimit të detyrës” dhe “kallëzimit të rremë” të drejtorit të Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme në Shkodër. Bashkëshortja e këtij të fundit, noterja me inicialet L.H. shfrytëzoi lidhjet e saj me njerëz të sistemit të drejtësisë për të shmangur arrestimin e të shoqit.

Duke iu referuar materialeve të dosjes, relatorja Bekteshi në seancën e kaluar shpjegoi se noterja L.H ishte mbajtur nën vëzhgim dhe filmuar nga Forca Operacionale e Policisë së Shtetit, teksa takohej me shtetasin G.B dhe gjyqtarin Admir Thanza. Në të dyja rastet, noterja është parë të shkëmbejë para. Prokuroria ka përgjuar gjithashtu një bisedë të dyshimtë telefonike pas takimit të noteres me gjyqtarin Thanza.

Në kushtet kur një anëtar i Gjykatës së Lartë Thanza dyshohej për korrupsion, Prokuroria e Shkodrës shpalli moskompetencën dhe ia kaloi dosjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë së Përgjithshme. Prokurori Beluri e regjistroi procedimin nr.3 më 3 mars 2016 dhe pas disa veprimesh hetimore vendosi pushimin e çështjes.

Por paçka këtyre fakteve, sipas KPK-s Beluri vendosi të pushojë hetimet dhe pse “nuk kishte kryer asnjë ballafaqim mes deklarimeve të noteres me inicialet L.H me personat e tjerë. Në këto kushte, biseda telefonike se vlera e pallatit ishte 50 mijë euro del e pakuptueshme”, shtoi realtorja Bekteshi.

I pranishëm në seancën e KPK dhe pa një avokat, prokurori Kostaq Beluri shpjegoi se dosjen e kishte marrë dy muaj pas ndjekjes së të dyshuarve në terren dhe se hetimet ishin kryer në shumicën e tyre nga Prokuroria e Shkodrës. Ai shtoi se në kushtet e pamundësisë së hetimeve proaktive, ai vlerësoi provat që ndodheshin në dosje.

“Elementi kryesor për sigurimin e provës në rastet e korrupsionit është hetimi proaktiv. Prokuroria e Shkodrës është përpjekur të bëjë hetim proaktiv, por në fund ajo dhe Policia kanë vendosur të mos ndërhyjnë në kushtet e flagrancës”, tha Beluri në seancën e kaluar në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit.

Shpjegimet e Belurit nuk e bindën anëtarin Lulzim Hamitaj, i cili adresoi tre pyetje që lidheshin me hetimet proaktive, me dyshimet që binin mbi gjyqtarin Thanza dhe me mosadministrimin e një CD-je për këqyrje.

I pyetur indirekt nëse shprehja “Pallati bën 50 mijë euro” kishte lidhje me Thanzën, Beluri u përgjigj se: “Ajo telefonatë është përgjuar si pjesë e procedimit penal ndaj Sh.B [ish-kreu i Hipotekës Shkodër], kishte lidhje me atë shtetas dhe kam gjykuar se ishte pjesë e procedimit që prokuroria e Shkodrës po kryente kundër tij”.

Një tjetër çështje e ngritur nga Hamitaj lidhej me CD-në me pamjet e takimit mes noteres dhe shtetasit G.B, si dhe shumën e parave të shkëmbyera mes tyre. Sipas gjyqtarit, subjekti ishte mjaftuar vetëm me fotot e nxjerra nga CD-ja për të arritur në përfundime, ndërkohë që Beluri u përgjigj se kjo kishte qenë e panevojshme në kushtet kur të dy personazhet e kishin pranuar takimin dhe shkëmbimin e parave.

Gjykatësi Hamitaj e shoqëroi këtë përgjigje me komentin: “Mosmarrja e filmimit nga ana juaj lë për të dëshiruar”. Beluri u pyet edhe nga vëzhguesi ndërkombëtar se pse nuk kishte ndërmarrë përgjime telefonike apo vëzhgime në terren për rastin. Ai u përgjigj se dy muaj pas episodit kjo ishte gjykuar e panevojshme, pasi nuk kishte më pritshmëri për korrupsion.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • albanistan: 12/07/2018 12:27

    prandaj ne e kemi vendin ketu ne albanistan dhe jo ne UE

    Përgjigju
  • Fredi: 12/07/2018 11:37

    Edhe nje gote vere mbrapa dhe he se shtyhet. Turp turp. Vetingu funksionon me urdhera politike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë