KPK shtyn vendimin për Enkeleda Kapedani, rihap hetimin për gjyqtaren

KPK shtyn vendimin për Enkeleda Kapedani, rihap hetimin për gjyqtaren

Enkeleda Kapedani

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të riçelë hetimin për gjyqtaren Enkeleda Kapedani, për hetimin dhe verifikimin e disa rrethanave të reja.

KPK bën me dije se për këtë shkak seanca e shpalljes së vendimit përcaktuar në datë 19.11.2021 nuk do të zhvillohet. Nga prezantimi i dosjes, Enkeleda Kapedani rezultoi pa probleme serioze sa i takon pasurisë. Pasuria e gjyqtares Kapedani rezultoi në vlerën 90 mijë USD. Gjyqtarja ka në shtëpi me vlerë 50 mijë euro të blerë me kredi.

Për këtë pasuri në dosje thuhet se “Subjekti është pronare e vetme e apartamentit. Subjekti ka shpjeguar se babai i  saj ka punuar në Greqi dhe ka patur mundësi financiare. KPK ka kryer hetimin dhe ka rezultuar se familja e saj ka të ardhura për të justifikuar këtë pasuri të blerë para fitimit të statusit të magjistratit".

Trupa gjykuese i kërkoi gjyqtares llogari për përdorimin e një makine, të cilën nuk e kishte deklaruar si dhe për blerjen e një mjeti tip kamion nga bashkëjetuesi i saj në vlerën e 9.5 mijë USD, duke e shitur 32 mijë euro.

Relatorja Brunilda Bekteshin tha se transaksioni dukej i dyshimtë për shkak të diferencës së së çmimit të blerjes me atë të shitjes, ndonëse tatimet kishin dorëzuar dokumentacion që konfirmon pagesën e detyrimeve tatimore për fitimin e krijuar nga shitja e kamionit.

Kapedani dha dy shpjegime. Së pari, gjyqtarja solli në vëmendje një vendim të KPK, ku konkludohej se shitja e makinave në tregun e lirë është një aktivitet mjaft fitimprurës dhe çmimi ishte dakordësuar me vullnet të lirë. Së dyti, ajo tha se të ardhurat e përfituara nuk ishin përdorur për krijimin e asnjë pasurie, duke shtuar se kjo rrëzon dyshimet për pastrim parash. 

Sa i takon mjetit, gjyqtarja tha se nuk ishte e saj, ndërsa shtoi se kishte provuar burimin e ligjshëm të pronarëve për blerjen e mjetit në vitin 2009, që ishin daja dhe djali i tij. Nga ana tjetër gjyqtarja e Elbasanit kërkoi konfirmimin në detyrë dhe shtoi se Komisioni nuk duhet ti merrte parasysh si shkelje videot e publikuara, për te cilat është në hetim disiplonor nga ILD. 

Më 7 qershor të këtij vitit KLGJ vendosi pezullimin nga detyra të kryegjyqtares Enkeleda Kapedani deri në përfundim të hetimeve, pas videove të publikuara nga Kapedani në Tik-Tok teksa sfilonte në ambientet e Gjykatës se Elbasanit. KLGJ ka pranuar kërkesën e ILD për hetimin për pezullimin e saj për shkelje me argumentin se ka diskretituar figurën e një gjyqtari.

Kapedani u emërua kryetare e Gjykatës së Elbasanit në 30 shtator 2020. Në dhjetor 2019, ajo bëri bujë në media pasi ka liruar nga burgu Viktor Ymerin e bandës së Gaxhait e ndërsa mori vëmendje pas publikimit të videove në TikTok, teksa sfilonte në Gjykatën e Elbasanit dhe me këngët 'Mafia Mafia'. Në seancën e Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Kapedani është shprehur se e  gjitha është një sulm ndaj saj për t’i shkatërruar karrierën. Kapedani tha se ajo po 'bëhet kokë turku' e atyre personave që nëpërmjet e saj nuk i arritën qëllimet e veta”. Ajo është e bindur se detyrën e saj e ka kryer me shumë profesionalizëm.

 

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cerkeza: 19/11/2021 17:22

    Paska paguar mire Lul Qarri per keto shkrime

    Përgjigju
  • Elbasan: 19/11/2021 16:03

    Nji nga te paktat gra qe sbente njeri per burr... kerkojn shkarkim se nuk i jep llogari pushtetareve dhe suel celes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të  Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën

Papa Françesku hap Portën e Shenjtë të Bazilikës së Shën Pjetrit dhe nis Jubileun: Krishtlindjet, porta e shpresës është hapur për botën