Fshesa e Vettingut, avokati i Fatos Lulos: Do e apelojmë! Kush do të rrijë në sistem?

Vettingu kapi gjyqtarin e parë duke e nxjerrë nga sistemi. Ai është Fatos Lulo, gjyqtari i Gjykatës së Kushtetueses, i cili u pezullua nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, pasi nuk justifikon 480 mijë dollarë dhe një shtëpi në Kanada. Avokati i tij, Ardian Visha u shpreh se do të apelojë vendimin te Kolegji i Apelimit, pasi e cilësoi si të padrejtë dhe të pambështetur në ligj.

“Do të apelojmë vendimin. Ne e konsiderojmë të paqenë fabulën mbi të cilën u dha vendimi i sotëm, është i padrejtë dhe i pa mbështetur. Por ky ishte verdikti dhe do të apelohet. Për standardin që vendos, është një stekë shumë e ulët, zor që do të kalojë njeri. Problemi është se kush do të rrijë në sistem. Por a do të shkojë Lulo në zyrë pas vendimit? Ai u pezullua deri në një vendimmarrje të Kolegjit të Apelimit” tha avokati.

E ndërsa deri tani ka pasur gjyqtarë dhe prokurorë që janë larguar vetë nga sistemi, Lulo është i pari që u shkarkua  nga Vettingu, ndërsa fatin e tij pritet që ta kenë edhe shumë të tjerë që kanë deklaruar pasuri marramendëse. Kujtojmë që Lulo, që u shkarkua nuk pranoi që të përballej me Komisionin, duke u përfaqësuar me avokatin.


Lajmi kryesor:

Nis fshesa në drejtësi, Vetingu ‘djeg’ gjyqtarin e parë, u emërua nga Berisha


  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit

'Mangalem's Shade', magjia e dritave në lagjen muzeale të Beratit