FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U17

FSHF arrin akordin me Andrea Tedescon, tekniku italian do të marrë drejtimin e Kombëtares U17

Andrea Tedesco

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur akordin me teknikun italian, Andrea Tedesco, për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare U-17.

Tedesco i cili ka një CV të pasur si trajner në Itali por edhe në nivel ndërkombëtar do të firmosë një kontratë 1-vjeçare me FSHF-në, teksa do të drejtojë Kombëtaren U-17 në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025”.

Tekniku 39-vjeçar së fundmi ka qenë në krye të Napolit U-19, teksa më parë për dy sezone ka drejtuar edhe Kombëtaren U-19 të Maltës. Gjithashtu Andrea Tedesco ka qenë edhe në rolin e zëvendëstrajnerit te skuadra rumune Universitatea Craiova 1948. Ndërsa në fillimet e karrierës ka drejtuar edhe skuadrën italiane Casertana.

Trajneri i ri i ekipit Kombëtar U-17, Andrea Tedesco, do të qëndrojë në Tiranë për sa kohë të jetë në krye të Shqipërisë U-17 për të qenë sa më pranë futbollit shqiptar e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ai do të jetë i angazhuar maksimalisht gjatë gjithë kohës për të ndjekur e monitoruar talentet si edhe do të nisë menjëherë nga puna për t’u përgatitur sa më mirë për finalet e Kampionatit Europian U-17, që do të zhvillohen në vendin tonë nën organizimin e FSHF-së në bashkëpunim me UEFA-n.

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Jeni dakord që në Shqipëri të ndalohet përdorimi i euros për pagesa?



×

Lajmi i fundit

Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati

Ndërron jetë Mitropoliti i Beratit, Vlorës dhe Kaninës, Imzot Ignati