FSHF: Duke filluar nga përballja me
Portugalinë, bileta të personalizuara 

FSHF: Duke filluar nga përballja me<br />Portugalinë, bileta të personalizuara 
Federata Shqiptare e Futbollit perfeksionon shitjen e biletave duke rritur ndjeshën nivelin e sigurisë për takimin e 7 Shtatorit të ardhshëm me Portugalinë. Duke nisur nga përballja me Cristiano Ronaldon e shokë, Federata Shqiptare e Futbollit do të aplikojë shitjen e personalizuar të biletave, që do të thotë se personat që do të aplikojnë për të blerë biletat online do të jenë të identifikuar dhe në rast se dikush do të pajiset me më tepër se një biletë do t’i duhet të japë edhe emrin e personit për të cilën blihet ajo.

Në këtë mënyrë cdokush që do të paraqitet në “Elbasan Arena” në 7 Shtator përvec biletës do të duhet të ketë në mënyrë kategorike me vete edhe kartën e identitetit, pasi nëse nuk disponon mjetin e identifikimit, ose nëse ai nuk korespondon me emrin e personit për të cilin është blerë bileta do ta ketë të pamundur të hyjë në stadium.

Në këtë mënyrë FSHF ndërmerr një mase, e cila përmirëson në mënyrë të konsiderueshme nivelin e sigurisë. Në radhë të parë forcat e rendit do të jenë të informuara paraprakisht për personat që do të hyjnë në stadium dhe në këtë mënyrë do të evitohet prezenca e personave të cilëve u është ndaluar hyrja në impiantet sportive. Në të njëjtën kohë do të jetë edhe më e lehtë për forcat e rendit apo ato private të sigurisë, thënë ndryshe stewart për të identifikuar personat përgjegjës për akte të papërgjegjshme apo dhe dëmtimin e mundshëm të vendit ku ndodhet pasi cdo poltrone në “Elbasan Arena” do t’i përkojë një emër konkret i personit që është akomoduar në atë pozicion.

Inisiativa që merret për ndeshjen me Portugalinë pritët të rrisë ndjeshëm nivelin e sigurisë në stadium dhe vjen nga FSHF para një ndeshje tjetër që konsiderohet si e rrezikshmërisë së lartë, ajo e 8 Tetorit me Serbinë, ku masat e sigurisë do të jenë absolutisht të niveleve maksimale në të gjitha drejtimet.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën

Vrasja e Egli Progës në Pogradec, arrestohen 3 dëshmitarët! Ishin detyrim paraqitje, Gjykata ndryshoi masën