Federata Shqiptare e Futbollit ka reaguar pas lajmit të publikuar në media se ishte këshilluar nga UEFA që të mos pajiste me bileta tifozët nga Kosova për ndeshjen eliminatore të Euro 2016 përballë Serbisë më 8 Tetor 2015 për të shmangur incidentet e mundshme mes dy palëve.
FSHF ka përgënjeshtruar lajmin duke deklaruar se edhe nëse do të kishte, kurrsesi nuk do të merreshin në konsideratë. Organi më i lartë i futbollit në Shqipëri siguron se tifozët kosovarë, kanë qenë, janë dhe do të jenë, kurdoherë të mirëpritur, në të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi, pavarësisht se kundër cilës kombëtare do të luajmë
Deklarata e plotë
Federata Shqiptare e Futbollit, kërkon të informojë opinionin publik në lidhje me lajmet e fundit që qarkullojnë në media, për “këshillimin” apo “sugjerimin” nga ana e UEFA-s, për të mos pajisje me bileta të tifozëve nga Kosova, për ndeshjen Shqipëri – Serbi, që do të zhvillohet më 8 tetor 2015, në Elbasan:
Nuk ka pasur rekomandime apo sugjerime të tilla, për Federatën Shqiptare të Futbollit, nga ana e organizmit më të lartë të futbollit evropian, UEFA.
Nga ana e saj, FSHF garanton që edhe sikur të kishte të tilla “këshilla”, ato kurrsesi nuk do të merreshin parasysh nga ana e institucionit shqiptar të futbollit. Tifozët kosovarë, kanë qenë, janë dhe do të jenë, kurdoherë të mirëpritur, në të gjitha ndeshjet e kombëtares kuqezi, pavarësisht se kundër cilës kombëtare do të luajmë. Mbështetja e tyre dhe e të gjithë shqiptarëve kudo në botë, për ekipin kombëtar të futbollit, është e pazëvendësueshme dhe burim frymëzimi për djemtë tanë në arritjen e rezultateve pozitive që i dëshirojmë të gjithë.
Edhe njëherë i bëjmë thirrje, të gjithë grupimeve të tifozerisë së kombëtares, që të mbështesin sa më fort, si deri më tani, ekipin kombëtar të futbollit.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com