Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mbledhjen e radhës ka marrë një sërë vendimesh, një pjesë prej tyre kanë të bëjnë me sezonin e ri futbollistik.
U vendos që kampionati i 76-të kombëtar të startojë me datën 23 gusht dhe 10 skuadrat në konkurrim do të zhvillojnë katër faza.
Vendimet e plota
U miratuan emërimet e Komisioneve të përhershme të FSHF, të plotësuara me anëtarë.
U miratuan gjithashtu skemat e Kampionateve Kombëtarë të Kategorisë Superiore dhe kategorisë së Parë, si edhe ai i Kupës së Shqipërisë për sezonin 2014-2015. Kampionati i Kategorisë
Superiore do të fillojë më dt. 23 gusht 2014 dhe përfundon më 16 maj 2015. Do të luhet me katër faza, me system vajtje ardhje. Vendi i 9-të dhe i 10-të, zbresin nga Kategoria Superiore.Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Parë fillon 13 shtator 2014 dhe përfundon më 16 maj 2015.
Vendi i parë i Grupit A dhe B, ngjiten në Kategorinë Superiore. Vendi 10-të (dhjetë), i Grupit A dhe B, zbresin në Kategorinë e Dytë. Vendi i 9 (nëntë), i grupit A dhe B, zhvillojnë ndeshje Play Off, me vendin e dytë të Grupit A dhe B, të Kategorisë së Dytë.
Është miratuar ndarja në grupe e kategorisë së parë: Grupi A: Besa, Kastrioti, Tërbuni, Burreli, Iliria, Beslidhja, Kamza, Mamurrasi, Ada, Veleçiku. Grupi B: Dinamo, Bylis, Lushnja, Luftëtari, Butrinti, Tomori, Pogradeci, Shkumbini, Nafëtari, Sopoti.
Kupa e Shqipërisë fillon më 29 gusht 2014 dhe përfundon më 23 maj 2015.
U miratua riformatimi i komisioneve juridike të FSHF, ai i Disiplinës dhe i Apelit: Komisioni i Displinës: President Sokol Çomo, Zv/President Eno Bushi, anëtarë Mimoza Odhiseja, Sajmir Xhunglini, Ardian Haçi, Ermal Bime, Arben Shkëmbi, Ledio Pano, Ilir Lame, Kujtim Pagria.
Komisioni i Apelit: Kryetar Envi Hicka, Zv/Kryetar Arjan Salati, anëtarë Bledar Abdullai, Altin Shkurti, Julian Haxhiu.
U miratuan disa ndryshime në rregulloren e aktivitetit futbollistik.
U miratua vendosja e kritereve për trajnerët e liçensuar, që do të drejtojnë skuadrat për sezonin 2014-2015.
U miratua projekti i rikonstruksionit të stadiumit “Ruzhdi Bizhuta” në Elbasan.
U miratua edhe projekti i investimit për një fushë minifutbolli në burgun e Fushë Krujës.
d.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com