FSHF vijon me llogari të ngrira, përmbaruesi pas seancës së dytë: Çështja do shqyrtohet nga themeli

Federata Shqiptare e Futbollit do vijojë t’i ketë llogaritë bankare të ngrira edhe pas seancës së dytë gjyqsore kundër përmbaruesit. Ende nuk ka një vendim mbi çështjen ku i përfshirë edhe klubi i Tiranës për një borxh mbi 600 milionë lekë që klubi i detyrohet ish-presidenti të ndjerë Metush Seferi, ndërsa çështja do shqyrtohet nga themeli.

“Gjykata vendosi të mbajë të ngrirë situatën, të mbajë të ngrirë shumën e bllokuar deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes. Nuk mund të japim detaje të tjera sepse janë procedura përmbarimore dhe nuk mund të dalin nga ana përmbaruesit. Sot kemi situatë të ngrirë deri në zgjidhjen përfundimtar të çështjes. Gjykata do shqyrtojë në themel të gjithë proçedurën çfarë ka ndodhur,”-u shpreh përmbaruesi Altin Latifi.

Më 14 nëntor federata shqiptare ngriti një padi ndaj përmbaruesit, pasi i bllokoi llogaritë për shkak se institucioni i futbollit shqiptar shkeli një vendim gjykatë, duke mos kaluar paratë në llogaritë zyrtare të klubit të Tiranës, por në llogari të tjera të fshehta për të shmangur shlyerjen e borxhit. Jo vetëm kjo, por FSHF ka kryer veprime bankare në emër të Tiranës ndaj të tretëve, vetëm që klubit të mos i merej shumë në fjalë. Seanca e radhës e kësaj çështje do të zhvillohet më 12 janar.

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës