14 shqiptarë kanë rënë nga prangat e policisë së Freiburgut pasi akuzohen se eksportonin drogë nga vende të tjera drejt Zvicrës. Sipas medieve zvicerane shqiptarët shpërndanin drogë në qytetet e Bernës, Vaudit dhe Gjenevës. Droga që transportohej nga shqiptarët e arrestuar kap vlerën e 1 milionë frangave.
Në momentin e arrestimit atyre iu sekuestruan 8.5 kilogramë heroinë dhe rreth 10.5 kilogramë pluhur për “prerjen” e drogës dhe rreth 50.000 franga.
Ata jetonin në rrethet e Sense dhe Gruyere, ku shpërndahen më pas heroina në kantonet e tjera. Lënda narkotike që shpërndante banda e ndaluar fshihej në zona pyjore për të shmangur vëmendjen e autoriteteve.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)