TIRANË- Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tre tendera për projektime dhe rikonstruksione rrugësh. Tenderi i parë më një fond limit 24 milionë e 853 mijë lekë është ai i aksit rrugor Qafë Qelë – Koman, ku kompanitë e interesuara mund të dorëzojnë ofertat deri më 13 mars 2020. Ky segment ka një gjatësi afërsisht 29 km dhe kalon në terren kryesisht kodrinor dhe malor. Projekti i rikonstruksionit do të synojë të përmirësojë cilësinë dhe sigurinë e lëvizjes. Sipas dokumenteve bashkëngjitur tenderit kjo rrugë është në gjendje të amortizuar, e mbushur me gropa dhe pa mbrojtëse anësore.
Tenderi i dytë është projekti për rikonstruksionin e rrugës Ersekë - Leskovik, me fond limit 20 milionë e 35 mijë lekë pa TVSH. Kjo rrugë lidh qytetin e Ersekës me qytetin e Leskovikut duke qenë arterie kryesore lidhëse e Shqipërisë Juglindore nga Tepelena - Përmet - Kolonjë - Korçë në lëvizjen e mjeteve, banorëve, dhe mallrave. Ky segment rrugor ka një gjatësi 42 km dhe aktualisht rruga ka qëndrueshmëri por në segmente të veçanta ka sinjalistikë shumë të dobët si dhe mungojnë mbrojtëset metalike në vendkalime të rrezikshme.
Ndërsa tenderi i tretë i hapur nga FSHZH, është për projektimin dhe rikonstruksionin e rrugës Përmet – Çarshovë, me fond limit 21.3 milionë lekë, dhe ofertat mund të dorëzohen deri në 13 mars 2020, dhe ka një gjatësi 27.5 km.
Permet-Çarshove 20 milion leke???!!!! As me mbushur gropat me çakull nuk dalin ato leke!!!Mos tallni menderen!!!
Përgjigju