Pas kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, i cili është i pavendosur për të pranuar ftesën e përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, për një takim urgjent për menaxhimin të krizave, në kuadër të dialogut në Bruksel, të njëjtin qëndrim po mban edhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kështu të paktën ka bërë të ditur i ashtuquajturi drejtori i zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç në një konferencë për media.
Duke folur për ftesën e kryediplomatit spanjoll, Petkoviç tha se Vuçiç ende nuk ka vendosur nëse do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së Borrell për një takim të nivelit të lartë, me arsyetimin se kryeministri i Kosovës “nuk po jep hapësirë për bisedime” duke iu referuar situatës aktuale në Veri të Kosovës.
“Dialogu nënkupton biseda për normalizimin e marrëdhënieve, dhe ajo që po shohim nga Kurti është krejtësisht jonormale dhe e kundërta e dialogut. Vendimin përfundimtar për vazhdimin e mundshëm të bisedimeve me Prishtinën do ta marrë presidenti serb Vuçiç”, ka thënë Petkoviç. As Albin Kurti nuk ka vendosur ende se a do të marrë pjesë në takimin në fjalë. “Ende nuk kam vendosur, por do ta informojë Borrellin me kohë”, ka thënë fillimisht ai.
Edhe Kryeministri i vendit Albin Kurti, është deklaruar në lidhje me ftesën e Borell, për takim të nivelit të lartë, me palën serbe. Kurti ka thënë se ende nuk ka vendosur se a do të shkoj apo jo në Bruksel. Krejt kjo sipas tij, sepse kur Ai i tha Borrellit se duhet të takohen, përgjigjja e z.Borrel ishte se njëherë duhet të shtensionohet situata. Sipas Kurtit, tash pas rrëmbimit të policëve, kur situata është tensionuar edhe më shumë, z.Borrell e ka ftuar në takim. Por Kurti ka thënë se do ta njoftoj z.Borrell nëse do të shkoj ose jo në takim.
“Në lidhje me ftesën e zotit Borrell që të takohemi në Bruksel, e kam pak të çuditshme sepse kur e pyetëm për një takim në Bruksel javën e kaluar, ai tha se së pari na duhet shtensionim i situatës. Dhe menjëherë pas rrëmbimit të tre policëve nga njësia speciale e Serbisë, Borrell kërkon takim të nivelit të lartë. Kur përshkallëzimi është i madh sa një mal, atëhërë marr ftesë për takim në Brukesl. Kurse, kur këkrkova vetë takim, thanë se më nevojitet të shtensionoj situatën”.
“Ende nuk kam vendosur se a do të shkoj, mirëpo do ta informoj me kohë zotin Borrell”, ka thënë kryeministri.
Lajmi kryesor: