Ftesa për kreun e PD-së, Valteri e Topollaj në 'Repolitix': Rama e ka nën sqetull Bashën, Meta e mendon bashkëpunimin mes tyre! Dogjani: Presidenti s'i dha rëndësi

Ftesa e kryeministri Edi Rama për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën për të bashkëpunuar pas zgjedhjeve të 25 prillit, përgjigja negative e këtij të fundit dhe reagimet e mjenëhershme të presidentit Ilir Meta janë qenë pjesë e debatit mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv.

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, tha se prej kohësh Basha dhe Rama janë në një flirt me njëri tjetrin dhe në këtë situatë Rama është më komod pasi e ka Bashën në sqetull. Po ashtu Valteri shtoi se Rama po e këshillon si mik, ndërkohë që theksoi se e shqetëson më shumë heshtja e Sali Berishës. Referuar regimit të presidentit Ilir Meta, Valteri tha se ai e mendon bashkëpunimin Rama-Basha. Kjo prishje qetësie sipas tij ka ardhur dhe për shkak të luftës që kanë partitë opozitare në koalicion. Edhe kandidati për deputet i Bindjes Demokratike Fabian Topollaj, tha se reagimi i Metës tregon se ai i trembet një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre.

‘Janë në një flirt. Flirti Rama-Basha! Rama është më komod në këtë situatë pasi e ka pasur Bashën gjithmonë nën sqetull.  Mua më shqetëson heshtja e Sali Berishës. Ai i thotë, se ashtu do ta këshillonte një mik, hiq dorë i thotë nga Meta dhe Berisha. Pse ai flet me veten e vet, ai flet me urdhër nga Berisha. Basha nuk ndodh që të fitojë, Rama nuk do të jetë kurrë pjesë e qeverisjes së Bashës, këtë e di dhe bufi.’- tha Valteri.

Një mendon krejt ndryshe ka kandidati i PD Asllan Dogjani sipas të cilit presidenti  Meta nuk i dha rëndësi ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Bashën pas 25 prillit. Për të ftesa e Ramës ishte një shashkë në publik. Ndërkaq Dogjani i cili është dhe vetë me origjinë nga Kukësi tha se PS bëri mirë që ndërtoi aeroportin e Kukësit, por nga ana tjetër theksoi se ishte po PS ajo që vuri dhe traun te Rruga e Kombit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:12
Përplasjet për ftesën e Ramës ndaj Bashës, Dogjani: Meta s'i dha fare rëndësi! Kryeministri hodhi shashkë

 

Kandidati i PD Asllan Dogjani thotë se presidenti Ilir Meta nuk i dha rëndësi ftesës së kryeministrit Edi Rama për bashkëpunim me Bashën pas 25 prillit. Për Dogjanin ftesa e Ramës ishte një shashkë në publik.

"Meta si tha rëndësi ashtu siç nuk i kanë dhënë qytetarët. Qytetarët janë shumë të zgjuar si interesojnë përrallat as të Ramës. Smund të dalë të hedhë një shashkë në publik duke thënë se jemi nëlloj. Ne kemi përballë një kryeministër që me politikat e veta i ka vjedhur shqiptarët. Nga ana tjetër kemi një kryetar të PD që ka një program, i cili po e shpalos përpara qytetarëve dhe po u thotë ky është programi i PD kjo është qeveria që u ka varfëruar. Meta si dha asnjë rëndësi. Është një aleancë që kanë krijuar vetë dhe pas zgjedhjeve kanë koalicion së bashku. Me punën që po bëjmë dhe me mbështetjen e shqiptarëve skemi nevojë për asnjë parti", tha ai.

Ora 22:05
Valteri: Lufta mes 2 partive të kolicionit opozitar i ka humbur qetësinë, Meta e mendon bashkëpunimin Rama-Basha pas zgjedhjeve

 

Për deputetin Halit Valteri lufta mes 2 partitë e koalicionit opozitar i ka prishur qetësinë presidentit Ilir Meta i cili e quajti ftesën e kryeministrit Rama për bashkëpunim me Bashën pas 25 prillit e cilësoi  “të sinqertë si ajo e 17 majit”. Duke iu referuar reagimit të Metës, Valteri tha se ai e mendon bashkëpunimin Rama-Basha pas 25 prillit.

"Ilir Meta ka gjithë kohës që thotë preke votën të pres dorë. Atë e ke fshat më fsha fushatë elektorale haptazi. Deklarata e Metës sot më lë të kuptoj se ai e mendon bashkëpunimin Rama Basha pas zgjedhjeve. Objektivi i deputetëve të presidentit është të gërryejnë PD. Lufta që kanë 2 partitë e kolicionit opozitar i ka humbur qetësinë atyre të dyve. Prmendja e Bojkenit, është se të gjithë bashkë duhet një forcë e re që ti mundë të gjithë", tha Valteri në Repolitix në Report Tv.

Ora 22:00
Topollaj në Repolitix: Meta ishte nervoz, i trembet një marrëveshje Rama-Basha

Kandidati për deputet i Bindjes Demokratike, Fabian Topollaj duke folur në lidhje me deklaratën e presidentit Ilir Meta për ftesën e bashkëpunimit që Rama i bëri kreut të PD-së, Bashës, tha se kjo tregon se Meta i trembet një marrëveshje bashkëpunimi mes tyre. Topollaj sakaq shtoi se kreu i PD-së e ka kompleks që të përgjigjet se çfarë do të bëjë nëse do të humbasë zgjedhjet dhe nëse do të tërhiqet.

‘Reagimi i Metës, provon atë që është duke ndodhur, ishte nervoz, fakti që ai thotë se nëse ka një marrëveshje të tillë, duhet të bëhet paraprakisht, kjo do të thotë se Meta i trembet. Nëse do të isha në vend të Bashës do ta refuzoja kategorikisht këtë gjë edhe si qytetar. Për të mbajtur sistemin elektoral ato bashkë kanë qenë, por vajta deri në qeverisje është e tepruar. Basha nuk ka pse të bëjë lojëra fjalësh, që thotë se nëse do ti fitojmë zgjedhjet, por nuk do ta marrim Edi Ramën në qeverisje. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Bashën, me kushtet tona. Çfarë do të bënte Basha nëse do të humbiste, Basha i kompleksohet kësaj përgjigje. Fakti që Basha nuk thotë se nëse nuk fiton do të tërhiqet, tregon një lloj kompleksi. Sfida BD është më e vështirë se e Bashës. Patozi thotë se nëse BD nuk fiton, nuk merret më me politike.’- tha Topollaj.

M.Q.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?