Ftesa e Veliajt për protestë, Bozdo:
Kërkon të dhunojë edhe drejtësinë

Ftesa e Veliajt për protestë, Bozdo:<br />Kërkon të dhunojë edhe drejtësinë
Pas deklaratës së kryebashkiakut Erion Veliaj, se vendimi për ndërtimin e 17-katëshit tek diga e Liqenti Artificial është i paracaktuar, ka reaguar ish-nënkryetari i bashkisë Enno Bozdo.

Sipas tij, ftesa e Veliajt ndaj qytetarëve që të protestojnë nesër pranë Gjykatës së Apelit Administrativ, është ftesë për të dhunuar drejtësinë, pasi ka dhunuar Tiranës.

Deklarata e plotë e Enno Bozdos
Veliaj fton njerezit te protestojne perpara Gjykates se Apelit?

Tipike revolucionare! Sovjetet mbi gjithcka! Ftese per te dhunuar drejtesine pasi ka dhunuar Tiranen.

Pasi eshte shfaqur dje ne Opinion si kryebashkiaku me ordiner qe Tirana ka patur ndonjehere, kerkon te heqe vemendjen nga Kulla me Stadium ne mes te Tiranes, nga lejet per kulle ne lulishten pas Qemal Stafes, nga kulla tek kendi i lojrave "7 xhuxhet", nga leja te lulishtja pas TOB, nga leja per kulle ne sheshin Skenderbej dhe tek lulishtja perballe Muzeut Historik Kombetar, si dhe nga betonizimi i Parkut te Liqenit.

Keshtu kerkon te fshehe pergjegjesine para qytetareve te Tiranes njeriu qe mashtroi se nuk do te rriten taksat, mashtroi se nuk do te rritet cmimi i biletes, mashtroi se nuk do lejonte asnje ndertim ne Tirane.

Te gjitha keto jane bemat e tij, vetem ne nje periudhe 10 mujore. Vreri i leshuar sot tregon shume per menyren sesi ai po e qeveris Tiranen. Por qytetaret e njohin, Tirana e njeh, te gjithe e njohin. Dhe askush nuk e respekton!

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora

Apeli konfirmoi 1 vit burg për Salianjin, hidhet shorti, vendimin do e ekzekutojë prokurorja Elona Alvora