Në nder të luftëtarëve me kombësi shqiptare të rënë në betejat e Çanakalesë, por jo vetëm, Presidenti Nishani vendosi në Monumentin e Heroit një kurorë me lule në emër të Shqipërisë dhe bëri homazhe në varret e ushtarëve të rënë në këtë betejë. Kreu i Shtetit mori pjesë edhe në ceremonitë e organizuar nga Britania e Madhe dhe Irlanda e Veriut në monumentin Cape Helles Commonëealth, ndërtuar për nder të luftëtarëve të rënë të rënë në këto beteja; britanikë, irlandezë, australianë, neozelandezë e kanadezë.
Në këto ceremoni morën pjesë mbi njëzet krerë Shtetesh, si dhe një numër i madh kryeministrash, kryeparlamentarë, ministra të jashtëm dhe përfaqësues të tjerë të vendeve të angazhuara në luftë si dhe të atyre që kanë humbur bashkëkombasit e tyre në këto beteja.
Nishani bashkëbisedoi për çështje me interes dypalësh dhe shumëpalësh me Presidentin e Turqisë Erdoğan, Princin Charles të Uellsit, Kryeministrin e Zelandës së Re si dhe me homologë të vendeve të rajonit, Presidentin Maqedonas Ivanov si dhe Presidentin e Pakistanit.
Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)
