Fuga:Pushteti i Ramës, aq i madh
sa s'bën më politikë,Basha i dobët

Fuga:Pushteti i Ramës, aq i madh<br />sa s'bën më politikë,Basha i dobët<br>
Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës në Report Tv për librin e botuar, por edhe aktualitetin politik, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë, pasi Basha është shumë i dobët. Për Fugën, Rama vijon fitoren që arriti me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa kjo fitore sipas tij, përfundoi politikën në Shqipëri.

"Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën. Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re. Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime. Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët, kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari.

Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia bëhet goli. Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar. Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër.

Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve. Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë” deklaroi ai. 

VIDEO/ “Shkrimtari më i mirë i vitit 2017” dhe “Murgu” libri më i mirë artistik i vitit 2017”

Libri i ri i Artan Fugës/  "Pse 'Murgu' s'mori vëmendje nga mediat"
Ka ngjallur mjaft polemika fakti që Akademikut Artan Fuga, i cili mori dy çmime në ndarjen e çmimeve “Kult”,  “Shkrimtari më i mirë i vitit 2017” dhe ““Murgu” libri më i mirë artistik i vitit 2017”, nuk iu kushtua vëmendje nga shumë media. Fuga vetë, nëpërmjet një postimi në facebook, i quajti ata “budallenj të censurë”, ndërsa sot, i ftuar në studion e “Repolitix”, ka folur më gjerë rreth kësaj çështje, por jo vetëm. 

Duke mos e cilësuar si “censurë”, sipas Fugës shqetësues nuk është fakti se nuk iu kështua vëmendje librit të tij, por, thekson ai, kjo solli në vëmendje një problematikë në  mediat shqiptare.

Sipas akademikut, shqetësues është fakti se “kur del një lajm ai shkon nga gazetari në gazetarë i paverifikuar”.

Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i dhënë vëmendje librit “Murgu”. Ai ka bërë udhëtimin  e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.

Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj... mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.

Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar
.”, është shprehur Fuga.

I pyetur nëse sot është apo jo i papëlqyer nga të dy krahet politike, pra nga e djathta dhe e majta, Akademiku Fuga ka pranuar se ka “disa shqetësime me të majtë”.

Aktualisht nga e majta nuk jam i pëlqyeshëm, e djathta nuk ka asgjë me mua, ndoshta as të tjerët nuk kanë, por me të majtën kam disa shqetësime. Më kanë atakuar edhe nga tribuna e parlamentit.”, tha Fuga.

Intervista:

Le ta nisim me titullin si “Shkrimtari më i mirë i vitit” për të cilin patët disa polemika se disa media e kanë censuruar

Nuk ka pasur absolutisht asgjë. Nuk më intereson se kush i dhënë vëmendje librit “Murgu”. Ai ka bërë udhëtimin  e tij, ka shumë lexues dhe në panair u shit si të ishte botuar dje. Problemi është se pashë se si funksionon media me lajmin.

Pardje në mbrëmje shikoj që qarkullon lista e krijuesve që morën çmime, kishte këngëtarë i vitit, balerin etj... mungonin dy: shkrimtari i vitit dhe botuesi i vitit, Shkoj nga media në media dhe shoh që është në të gjitha anët i ndërprerë.

Kuptoj që tek burimi ka një mangësi dhe konstatoj që nga media në media, gazetarët marrin informacionin dhe nuk bëjnë verifikimin e lajmit. Këtu filloi shqetësimi im. Këtu ngrita shqetësimin tim. Shtova dozën e tonalitetit të shprehjes, thash që ka një censurim të këtij lajmi pa vënë dorë. E rëndësishme, është që doli se mediat qarkullojnë lajmin dorë më dorë pa verifikuar. Lajmi nuk ka natyrë vertikale, por horizontale nga media tek media.

Le ta quajmë mungesë profesionalizmi, por duke e quajtur edhe mosangazhium të medias, por that që edhe në burim ka censurim, sipas jush?

Nuk e di, por di të them që romani “Murgu” herë pas here ka pësuar të tilla gjëra. Unë mendoj që janë dy elemente: përmbajtja e librit që i bën thirrje vlerave kundër materializmit, besoj që edhe unë si eksperimentues në fushën e të shprehurit nëpërmjet një romani nuk kam qenë shumë i pranueshëm në disa mjedise.

Në gazetën tema u shkrua se pse profesor Fuga e ka cilësuar censurë dhe jo që ndoshta informacioni nuk ka përbërë lajm. Polemika ishte në planin profesional të trajtimit të lajmit. Unë nuk kuptoj si mund të thuash se si ai nuk bën lajm ndërsa reagimi im për librin tim bën lajm.

Nuk keni as pushtet ekzekutiv, por vetëm të fjalës, pse sipas jush ka një fushatë kundër jush?

Nuk thash fushatë, por konstatojë që herë pas here ka një agresivitet që janë të padrejta, të mbështetura në shpifje e sulme personale, por nuk merrem me to. Kushdo që del në hapësirën publike duhet të pranojë që do të jetë i sulmuar. Unë them gjithmonë që ne filozofët kemi parimin e Sokratit.

Sokrati në fund helmohet. Edhe të tjerë filozofë kanë qenë të etiketuar. Për mua është një konfirmim që je në rrugë të drejtë kur më sulmojnë. Arsyeja është besoj se kamë zgjedhur mos të flas me gjuhën e politikës. Gjuha e tyre është: kush kamp është më i mirë, e të akuzosh tjetrin se e ka ai fajin.

Në momentin që futesh në gjuhën e politikës nuk ke më rëndësi ti si person, por kampi. Ka shumë politikanë që kanë rënë pre e këtij kurthi. Për mua, politika qytetari shteti ka nevojë që intelektuali të mos hyjë në politikë sepse atëherë ai do të bëjë opozitën më të fortë.

Për ta bërë më aktuale, Artan Fufa sot është i papëlqyer nga të dyja krahët?

Aktualisht nga e majta nuk jam i pëlqyeshëm, e djathta nuk ka asgjë me mua, ndoshta as të tjerët nuk kanë, po me të majtën kam disa shqetësime. Më kanë atakuar edhe nga tribuna e parlamentit. 

Profesor është një gjuhë që një person e flet në parlament, ky person është Edi Rama, kei replikuar në distancë më të?
Jo gjithmonë, i është përgjigjur ndonjëherë replikave, por jo gjithmonë.  Me thënë të drejtën replika me Edi Ramën më pëlqen.

Është një replika më të?
Për mua jo.

Çfarë nuk ju bind në filozofinë e së majtës, çfarë nuk shkon te Edi Rama?
Mua më duket se Edi Rama nuk është i majtë.  Unë sjam as me njërën dhe as me tjetërën, problemi me koncesionet lind kur qytetari nuk merr asgjë nga pasuria e tij. Ajri, toka , uji, nuk janë të politikës, por në radhë të parë janë të qytetarit dhe jo i politikanëve. Pra me këtë krijon para në duar të disa personave. Por çfarë është kjo para, kjo para blenë mediat, blen politikën, blen gjyqtarin. Në një seancë gjyqësore shikojë  dhe një veprim për të pastruar figurën, por gjithashtu ka një politikë kaotike me dritë të shkurtër.

Kjo është një çështje dhe një politikë që vazhdon prej vitesh, si e shikoni ju profesor?
Ka raste që të dyja palët mund të kenë të drejtë, por mund të jenë dhe të gabuar. Mund të jenë edhe dy gabime që luftojnë njëra tjetrën. Nëse do partneritet publik, atëhërë gjithçka shokon në bursë, duhet pluralizuara format e pronësisë. Aksionariati popullor dhe demokracia janë bashkë, ne nuk mund të bëjmë koncesione nga e majta dhe e djathta.

Buxheti mund të përdoret për pastrim parash, ju i besoni kësaj replike?
Meraku për pastrim parash nuk ka se si mund të mungojë, nga kjo pikëpamje opozita ka të drejtë të hedhë dyshimin. Supozojmëe se të gjithë gjërat janë të ligjshme, pra ne mund të dyshojmë. Debati poltik ka zë në Parlament, është një e vërtetë, por jo e vërtetuara. Debati nuk merret mbi atë të ndërtimit të ligjit.

Kur thoni se nuk është i majtë, çfarë politike ndjek Rama?

Se di, se nuk mund të bëjë gjykatësin.

Politika e Ramës është e djathë apo as e djathtë?

Publiku shqiptar është nën kurdisjen e parasë dhe paraja komandon politikën.

Në shqipëria nuk ka rëndësi politikani, por paraja?
Është e ndikuar nga paraja, pra nëpunësi publik është i ndikuar. Kur flasim për koncesionet, problemi është në balancën mes qytetarit dhe pasurisë, këtu ai është i dalë nga loja. Pra nuk ka asnjë akses. Politikën e qytetarit dhe të drejtat, sistemi i të drejtave në shqipëëri nuk ka ecur përpara. Shqiptari nuk ikën në emigrim se është i varfër, sepse është i fyer. Ka drejtësi atje, sepse beson atje shpreson dhe mund të bëjë ndonjë gjë.
 

Vettingu ka nisur, si e shikoni këtë proces?
Kur thonë vetingu për gjyqtarit unë jam për një qylizëm të thellë, por ju kur thoni vettingu dhe gjyqtarët kwtu padiskutim ka faturwn e vetw politika. Rastet e fundit që po na dalin kanë qenë nën presionin e saj, pra politikës, por mos harrojmë se unë dhe kolegët e mi kemi më shumë se 15 vjet që themi për këtë. Dhe kwta e presin tw bwhet e madhe.

Të gjithë këto sulme iu dekurajojnë apo jo profesor?
Nuk ndikojnë aspak tek unë, sepse  shteti më paguan mua pasi bëjë punën shkencore.  Për këtë mund të më gjykojë. Kjo është puna ime. Unë jam i lidhur me filozofinë.

Ka patur ndonjë që ju ka thënë se ç’ju duhet politika?
Jo ka zëra që vijnë nga masa dhe më thonë se pse nuk merresh me të, paaftësinë tënde mos e shty drejt meje. Nëse një intelektuali merret me politike ai mbaron. Dhe unë nuk merrem me këtë, sepse shkon kundër idealeve të mia.

Ju keni qenë një person që jeni përfshirë në marrëveshjen e maji, pra keni bërë komente në këtë drejtim, si e shikoni aktualisht?
Deri në atë kohë kam mbështetur Bashën, sepse e doja “Republikën e Re”.  Edi Rama e mundi publikisht Bashën, fitojë mbi të gjithë aktorët politik, ajo marrëveshje është akti i golit për Ramën ndaj Bashës.

Penalltinë e bëri Rama?
Absolutisht po, për mua atje kishte mbaruar,. Pra  për mua mbaruan zgjedhjet. Aktualisht jemi në këtë pjesë, por akoma nuk është luajtur pjesa e dytë. Politikisht është bosh, vazhdon fitorja e Ramës ndaj bashës në një kohë kur jemi pushim. Pushteti i Ramës është aq i madh, sa normalisht ai nuk bënë më politikë, pra kundërshtari është aq dobët sa me fjalë nuk bën politikë.Edi Rama është fitimtar politik, por ska politikë. Pra është një tension forcash.

Kjo mund të shkojë shumë gjatë?
Po shumë gjatë. Ka dy gjëra që mund ta ndërpresin  ose evropianët ose ndonjë katrahurë  që uroj të mos të ndodh. Kjo gjendje moroze, e sëmurë mund ta debolojë situatën për një kohë shumë të gjatë.

Faktori ndërkombëtar ishte ai që e detyrojë Bashën nga Republikën e Re, pse po e mbron Ramën dhe po godet Bashën?
Mendojë që faktori ndërkombëtar ka zgjedhur të jetë në distancë ndaj zgjedhjeve me të cilën Brukseli do të negociojë, nuk besojë se problemet tona tua hedhim të huajve. A ka një bonus nga partnerët ndërkombëtar për zotin Rama?Rama ëshët në zonën që nuk do të krijojë paqëndrueshmëri, sepse nuk ju intereson. Nga kjo piukëpamje është e kuptueshmë do të mbajë këtë qendrueshmëri. Nga ana tjetër opozita ndidht nuk e kanë bërë katarsisin shpirtëror.

Saimir Tahiri është larguar sot drejt Gjermanisë, kjo ëshët një çështje që mund ta minojë këtë qeveri?
Natyrisht që mund ta minojë, kjo mund të ndryshojë trendin, është nga ata dhe unë them se do të kemi të rejas nga hetimi i grupeve që janë tashmë në Itali. Në drejtësinë italiane është kjo cështje, në kushtet kontekstuale  kjo është në dorën e tij.

Kjo dosje mund ta rrezikojë  këtë qeveri?
Është një dosje që mund të rrezikojë

Media morfozë dhe metakomunikimi është libri, shpresojë që të ngjall polemikë?
Unë nuk dua që të ngjallë polemikë, por edhe nëse ndodh nuk do ndjehesha keq.Ky libër parashikon momentin e ndryshimit  të medias dhe procesin e ri në të cilin po futet kjo fushë.

Tani do të shohim shkenctarët e striktë në shkencë?
Absolutisht po, unë do të bëjë poltikën në

Ky libër ka në të 5 libra, libri nuk qendron si një mozaikë i shpërndarë. Ky libër i duhet atyre që duan të studiojnë  në gazetari, në ueb sidomos. Si komunikon njeriu i shek 21?
Ky po komunikon në mënyrë të cmediatizuar, pra rrit komunikimin e drejtëpërdretë, por sjellë dy pasojë, media për herë të parë ndodhet ku media e sheh veten jashtë kësaj. Ne si departament i shkencave, kemi të paktën dhjetë vjet që i bie kësaj zileje. Ka një shmangie të medias.Pasoja e dytë bie mbi qytetarin.  Pra mund të themi se duke komunikuar përballë njerëzve, mendojën se e rrisin informacionin, por kjo nuk po ndodh. Këtu përjashtohet media dhe gazetari. Nga njëra anë media fundoset. Kemi njeriu me të keqinformuar ne historinë e njerëzimit.Medias klasike po ju ndodhin dy gjëra, po ju ikin reklamat dhe shikuesit. Kjo është një gjë e rëndë.

Duke përdorur termin kazan, çfarë mund të bëjë një qeveri për të shëndoshur median?
Kuadri ligjor është i shekullit të kaluar. Duhet të diversifikojë dhe të ketë një ide të përparuar të menaxhimit të medias. E treta është se media nuk mund të funksionojë Big Date, bazën e të dhënave, Një gazetari investigative kërkon padiskutim. Pra cfarë dua dua të lkërkojë me një klik.  Ne kemi një shqipëri të padixhitalizua, kemi një Shqiperi të pishës dhe kandilit.

Kush po e pengon?
Politika, sepse nëse dixhitalizohen zgjedhjet ska polemikë jo i vodha un, jo i vodhe ti. Më gjej pika shitje që ti sot mund të shkosh dhe paguan me kartë. Fatura është një fakt i Gutenbergut keq më vjen e pengojnë arsimtarët, pedagogu duhet të heq monopolin. Pa një shqipëri të dixhitalizuar nuk do të kemi media. Nuk kemi media lokale që janë të orientuara drejt nje .

Media e ka humbur sfidën ndaj politikës?
Padiskutim po. Gazetari që mbron një kauzë politike edhe po mbrojti një kauzë të drejtë ai nuk është një gazetari i mirë. Në momentin që ka rënë ky gazetar, ka rënë demokracia, ka rënë dhe politika për rrjedhojë. Në momentin ku është media me vjen keq, por nga ana tjetër më vjen mirë që kryeministri i godet. Kemi nevojë që të goditemi nga jashtë.

Është cinizëm kjo që bën Rama?
Kjo nuk më intereson se cfarë është, e rëndësishme është që sistemi të orientuar.Për mua ka rëndësi të tronditet sistemi, media, kultura, por ajo që unë them se ky sistem nuk lëkundet duke qëndruar jashtë, kjo do politika. Fjalët janë gjëra që duken.  Unë do të uroja që të tronditet sistemi. Nga pikëpamje teknologjiker jemi shumë larg.

Çfarë ndodhi me Akademinë e Shkencave?
Në buxhetin e ministrisë qendrion, pra e ka patur në dokumenta para se të fliste kryeministri. Gjendja është në suspancë, nëse ai e përdori për të tundur sistemin shumë mirë e bëri. Unë jam partizan për një akademi të emancipuar që të emacipojë. Pra dalloj institucionin nga personeli. Akademia është e personelit, dyert duhen të hapen dhe të ajrosen. Kam mbështetjen e jashtëzakonshëm në nivele studentesh dhe universitetesh, beteja vijon mos harroni.

Do ta pranoni që ta merrni flamurin nga Edi Rama?
Unë nuk do ta merrja nga Edi Rama, sepse bie në kundërshti me bindjet e mia. Nga ana tjetër nëse do të më ngarkoheshin detyra të tilla do ta bëja. Kam bërë detyra të tilla.

Ju jeni i gatshëm që ta merrni këtë flamur për reformimin e Akademisë?
Unë nuk do ti shmangesha, sepse gjithmonë e kam bërë, unë nuk përtojë të dalë kundër të gjithëve nëse kam të drejtë. Në shkencë nuk ka votë.

Kryeministri ka thënë se gjuha kocka nuk ka, por kocka thyen?
Unë nuk dua të thejë, por të ndërtojmë vendin tonë. Shumë burokraci na paraqiten dhe importohen në një formë shumë të rëndë. Nëse Shqipërisë i hiqet një vello e tillë, jam i bindur se do të ecim shumë përpara.

Jepni një mesazh Kryeministrit Rama?
Ju i dhatë mesazhin, s’kam çfarë ti them më .

 Redaksia Online
J.Sh.N.M/ Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat