Bashkimi Evropian duhet të zgjerojë negociatat e anëtarësimit të Turqisë që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, deklaroi sot komisioneri për Zgjerimin i Bashkimit Evropian, Stefan Fule, ndërkohë që shprehu shqetësimin për mungesën gjatë vitit të kaluar të reformave që kanë të bëjnë me demokracinë në vend.

"Unë vazhdoj të këshilloj fillimin, sa më shpejt të jetë e mundur, e negociatave zyrtare në fushën e zbatimit të ligjit", thotë Fule në një postim në Twitter.
Fule do të publikojë sot progres-raportin e shtatë vendeve aspirante për në BE.

Në rastin e Turqisë, ai shpreh shqetësimin mbi pavarësinë e sistemit gjyqësor dhe ndarjen e pushteteve, mungesën e transparencës në disa raste korrupsioni si edhe largimin nga puna të oficerëve të policisë, gjykatësve dhe prokurorëve.

Ndërkohë, Fule përgëzon përpjekjet e Ankarasë për afrimin me minoritetin kurd.

"Një proces historik ka filluar duke rritur shpresat për dhënien fund të dhunës vrastare", shkruan Fule.

ATSH