Fullani, raport Kuvendit kundër
parashikimeve të Sali Berishës
Parashikimi i qeverisë për rritjen ekonomike ishte 3 %, Banka e raporton vetëm 1. 6%. Çmimet e shportës së mallrave të konsumit, çmimet për shërbimet shëndetësore dhe për arsim, çmimet për qira dhe telefoni celulare janë thuajse dyfishuar gjatë vitit 2012.
TIRANE - Çmimet e shportës së mallrave të konsumit, çmimet për shërbimet shëndetësore dhe për arsim, çmimet për qira dhe telefoni celulare janë thuajse dyfishuar gjatë vitit 2012. Indeksi i çmimeve të konsumit është rritur nga 1. 68 në 2. 43, indeksi arsimit është rritur nga 119. 9 në 123. 6 ndërsa indeksi për shëndetin është rritur nga 101. 78 në 103. 88. Shifrat janë pasqyruar në raportin vjetor të Bankës së Shqipërisë, i cili është dorëzuar në Kuvend. Në raportin prej 135 faqesh, i cili mban firmën e guvernatorit Ardian Fullani, janë analizuar të gjithë treguesit e ekonomisë për vitin e shkuar. Në analizën e prodhimit të brendshëm dhe kërkesës agregate Banka e Shqipërisë vëren se aktiviteti ekonomik gjatë vitit 2012 është rritur me ritme të ngadalta. Madje parashikimi i qeverisë për rritje ekonomike prej rreth 3 % është rrëzuar nga treguesit realë të ekonomisë, të cilët konfirmojnë një rritje vetëm 1. 6%. Po të krahasohet kjo shifër me vitin 2011, gjatë 2012 rritja ekonomike në Shqipëri është përgjysmuar. Sektorët të shënuan rënien më të ndjeshme sipas raportit të Bankës së Shqipërisë janë industria dhe ndërtimi. Në dy tremujorët e parë të vitit të shkuar sektori i industrisë ra me 1. 4 %, ndërsa sektori i ndërtimit shënoi një rënie prej 16. 9 % krahasuar me vitin 2011.
Investimet dhe shpenzimet
Kriza ekonomike ka goditur më rëndë sektorin privat dhe kryesisht investimet. Sipas Bankës së Shqipërisë aktiviteti i investimeve private vlerësohet të ketë qenë i ulët gjatë vitit 2012 dhe kjo dukuri reflektohet nga rënia e importit të makinerive dhe pajisjeve, tregues i cili ra me 16. 7 %. Ndërkohë investimet e huaja direkte ranë me 4. 9 % në terma realë vjetor. Në raportin e Bankës së Shqipërisë evidentohet se shpenzimet publike u reduktuan gjatë vitit të shkuar duke dhënë edhe efekte negative në rritjen ekonomike të vendit. Ndërkohë që shpenzimet operative të qeverisë janë rritur edhe pse me ritme të ulëta. Të ardhurat tatimore në buxhet janë ulur me 0. 9 %, ku kontributin më të madh negativ e ka dhënë mungesa e të ardhurave nga TVSH-ja.
KreditimiGjatë vitit të shkuar kreditimi i ekonomisë ka qenë i ulët dhe i segmentuar. Kreditimi për ekonominë është ulur me 0. 6 % krahasuar me vitin 2011. Kredia për individët ka pasur një ecuri të dobët gjatë vitit 2012, kjo është norma më vogël në 10 vitet e fundit. Papunësia është rritur vitin e shkuar e për rrjedhojë kanë humbur vendin e punës 51 600 shqiptarë. Rritja e papunësisë është konfirmuar edhe në raportet periodike të Institutit të Statistikave, i cili ka pasqyruar trendin rritës të nivelit të papunësisë. Në raport analizohen disa prej treguesve kryesore të ekonomisë, siç është papunësia e cila në vitin 2008 ishte 12. 7 % dhe në vitin 2012 arriti në 13. 3 %, Prodhimi i Brendshëm me 7. 5 %, ndërsa në vitin 2012 vetëm me 1. 6 % dhe të ardhurat buxhetore, të cilat në vitin 2008 ishin 26. 7 % e GDP-së, në vitin 2012 ranë në 24. 4 % të prodhimit të brendshëm bruto.
Çmimet e shportës së mallrave të konsumit, çmimet për shërbimet shëndetësore dhe për arsim, çmimet për qira dhe telefoni celulare janë thuajse dyfishuar gjatë vitit 2012
*Marrë nga Shekulli Online
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
13 Janar, 10:25
Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?
-
Po
47.7%
-
Jo
39.5%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 4235
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rama i përgjigjet komentuesve: SHBA na ka përzgjedhur për një financim të madh në fushën e energjisë! 1 mld € investime të huaja në vend, shumica nga Perëndimi
15 Janar, 18:29
-
1 mijë tonë naftë kontrabandë në Porto Romano, lihen në burg 2 kapitenët e 2 anijeve dhe një marinar, të tjerët detyrim paraqitjeje
15 Janar, 18:24
-
Lufta në Gaza/ Trump: Kemi një marrëveshje, pengjet do të lirohen së shpejti
15 Janar, 18:21
-
21 janari/ Demalia: Krim shtetëror, Berisha donte të vriste opozitën! Meçe: Ish-kryeministri fshehu provat, SPAK të vendosë drejtësinë
15 Janar, 18:04
-
Tiranë/ Vrau me çekiç 81- vjeçarin, publikohet fotoja e autorit 64 vjeçar
15 Janar, 17:55
-
Po transportonte 10 kilogramë kanabis, arrestohet në flagrancë një person te mbikalimi i Shkozës
15 Janar, 17:23
-
Tiranë/ Vrasja e Xhemal Metës në Shëngjin të Vogël, në pranga autori, e qëlloi me çekiç! 64 vjeçari i vodhi 200 mijë lekë viktimës pasi e vrau
15 Janar, 17:20
-
Kabllo nënujore nga Vlora në Pulia, detajet e marrëveshjes për energjinë! Emiratet zgjerojnë prodhimin në Shqipëri, ne e eksportojmë drejt Italisë
15 Janar, 16:56
-
Elbasan/ Dy të rinjtë u larguan nga Komisariati më 31 dhjetor, AMP pezullon nga puna 3 efektivët! Nuk parandaluan arratisjen e tyre
15 Janar, 16:41
-
Pandemia e heshtur që po ‘vret’, infeksionet mykotike shkaku i dhjetra sëmundjeve / Altin Joka: Ja disa kura natyrale tepër efikase
15 Janar, 16:24
-
Revista franceze 'Easy Voyage': Turistët në zbulim të xhevahirit të Ballkanit, Shqipërisë
15 Janar, 16:15
-
BERZH: Shqipëria ka bërë progres në ekonomi, rrezik papunësia dhe evazioni! Reforma në drejtësi po jep rezultate kundër krimit
15 Janar, 16:15