Fundi i një epoke! Buffon qan si fëmijë, Parma dështon të ngjitet në Serie A

Fundi i një epoke! Buffon qan si fëmijë, Parma dështon të ngjitet në Serie A

Gianluigi Buffon

Parma dhe Cagliari barazuan 0-0 në play-off e Serie B, me Cagliarin që merr të drejtën për të kaluar më tej në finalen e madhe kundër Barit, për të mësuar se cili ekip do ngjitet në elitën e futbollit në Itali. Pas humbjes 3-2 në ndeshjen e parë, Parma nuk mundi të shënonte një gol për të dërguar ndeshjen në shtesë.

Në "Tardini" edhe legjenda Gianluigi Buffon nuk mundi t'i mbante lotët. I pamundur për të luajtur në këtë ndeshje, portieri 45-vjeçar u pa në dëshpërim dhe duke qarë si fëmijë pas ndeshjes. Legjenda e portës italiane kërkonte një ngjitje në Serie A me Parmën, për të luajtur sërish në elitë.

Edhe pse në moshën 45-vjeçare, ish-gardiani i Juventusit e përjeton futbollin me po të njëjtin pasion si në ditët kur sapo kishte nisur karrierën. Buffoni ka shpërthyer në lot pas eliminimit, duke treguar se sa shumë do të thoshte për legjendën e Italisë kjo ndeshje.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • e drejta: 05/06/2023 08:54

    a qyqja batall i madh fort....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?