'Fundi i një gjuetie prej vitesh', kapet në Argjentinë udhëheqësi i organizatës kriminale 'Ndrangheta'! Bashkëpunonte dhe me kriminelë shqiptarë
68-vjeçari i arrestuar në Argjentinë
Policia federale e Argjentinës arrestoi një udhëheqës të mafias italiane në periferi të Buenos Aires, sipas njoftimit të autoriteteve në një deklaratë të hënën, duke i dhënë fund një “gjuetie” prej vitesh.
Carmine Alfonso Maiorano, 68-vjeç, udhëheqës i mafias italiane "Ndrangheta", u kap të mërkurën e kaluar në qytetin Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë. Maiorano me origjinë italiane është akuzuar nga autoritetet ndërkombëtare për kryerjen e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.
'Ndrangheta' konsiderohet nga Interpoli si një nga organizatat kriminale më të gjera, të përhapura dhe më të fuqishme në botë.
Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015 dhe Interpoli filloi një përpjekje në vitin 2020 për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të shkatërruar grupin kriminal.
Mafia 'Ndrangheta' u vendos në Argjentinë disa vite më parë, thuhet në deklaratën e policisë, duke vepruar së bashku me kriminelët shqiptarë në Evropë.
68-vjeçari i arrestuar është vënë në dispozicion të Gjykatës Federale Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.
S.C/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Veriu i Kosovës, a duhet që Kurti të pranojë kërkesat e SHBA-BE?
-
PO
70.5%
-
JO
23.1%
-
NUK E DI
6.4%
Vota total: 811
Lajme të tjera
-
Ndrangheta kalabreze: Kujt iu drejtua operacioni antimafia?
4 Maj, 08:43
-
Tetë persona para gjykatës, Maradona kishte shanse për të jetuar
19 Prill, 13:13
-
Djali i një bosi mafioz që u rebelua kundër fatit të tij
10 Prill, 11:23
-
Skandal në Argjentinë, Boca Juniors pezullon trajnerin pas akuzave për ngacmim seksual
6 Prill, 17:02
-
Argjentinë/ Gjendet njeriu i zhdukur në stomakun e peshkaqenit! Familja e tij e njohu me tatuazh
28 Shkurt, 21:15
-
VIDEO/ Stadiumi nuk mbante më, rekord tifozësh për shekullin e 21! River Plate fiton me përmbysje
13 Shkurt, 10:16
-
Pesë lojtarët e regby-së dënohen me burgim të përjetshëm
7 Shkurt, 17:13
-
Nuk i zgjat më shumë se 3 ditë arratia vrasësit të ‘Ndrangheta-s’, u prangos sot në Napoli
4 Shkurt, 19:31
-
Ishte në arrest shtëpie për vrasjen e një karabinieri, arratiset vrasësi i 'Ndrangheta-s! Thyen byzylykun elektronik
1 Shkurt, 19:06
-
Arrestimi i bosit të ‘Cosa Nostra-s’, vajza e tij refuzon ta takojë: Nuk dua ta shoh
21 Janar, 14:51
-
Planifikuan atentatin ndaj Preng Palucës për prishje të pazareve të drogës në Kamëz, pas 1 viti në arrati vihen në pranga 2 të rinjtë në Spanjë
19 Janar, 10:52
-
Kërkime për të arrestuar bashkëpunëtorët e bosit të ‘Cosa Nostra-s’! Zbulohet dhoma sekrete plot me bizhuteri dhe gurë të çmuar
19 Janar, 07:28