'Fundi i një gjuetie prej vitesh', kapet në Argjentinë udhëheqësi i organizatës kriminale 'Ndrangheta'! Bashkëpunonte dhe me kriminelë shqiptarë

'Fundi i një gjuetie prej vitesh', kapet në Argjentinë udhëheqësi i organizatës kriminale 'Ndrangheta'! Bashkëpunonte dhe me kriminelë shqiptarë

68-vjeçari i arrestuar në Argjentinë

Policia federale e Argjentinës arrestoi një udhëheqës të mafias italiane në periferi të Buenos Aires, sipas njoftimit të autoriteteve në një deklaratë të hënën, duke i dhënë fund një “gjuetie” prej vitesh.

Carmine Alfonso Maiorano, 68-vjeç, udhëheqës i mafias italiane "Ndrangheta", u kap të mërkurën e kaluar në qytetin Guernica në provincën e Buenos Aires, thuhet në deklaratë. Maiorano me origjinë italiane është akuzuar nga autoritetet ndërkombëtare për kryerjen e operacioneve të trafikut të drogës dhe armëve midis Amerikës Latine dhe Evropës.

'Ndrangheta' konsiderohet nga Interpoli si një nga organizatat kriminale më të gjera, të përhapura dhe më të fuqishme në botë.

Një urdhër-arresti ndërkombëtar u lëshua për Maioranon në vitin 2015 dhe Interpoli filloi një përpjekje në vitin 2020 për të koordinuar përpjekjet ndërkombëtare për të shkatërruar grupin kriminal.

Mafia 'Ndrangheta' u vendos në Argjentinë disa vite më parë, thuhet në deklaratën e policisë, duke vepruar së bashku me kriminelët shqiptarë në Evropë.

68-vjeçari i arrestuar është vënë në dispozicion të Gjykatës Federale Penale dhe Korrektuese të Argjentinës.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore

Zyrtari i lartë rus: Vendimi i Biden për Ukrainën mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore