Spahiu: Fundi i Rudinës dhe opozita e re e “Hajdarve”

Spahiu: Fundi i Rudinës dhe opozita e re e “Hajdarve”

Rudina Hajdari

Para një muaji Rudina Hajdari vizitoi zyrën private të Sali Berishës. Takimi nuk ishte publik dhe aspak transparent. Pa u zgjatur isha i bindur që nuk do zgjasnin disa javë që Rudina të binte në kurth, nga ato që vetëm Berisha di të inskenoj.
Pas 2017 jam takuar vetëm një herë me Rudina Hajdarin.
Ishte momenti kur nga Brukseli dhe Washingtoni ajo merrte mesazhet që mos digjte mandatin dhe krijonte një fraksion të ri opozitar.
Folëm shkurt mbi situatën dhe mundësitë e njerzve reformator që mund ta mbështesnin kauzën e saj. 
U mundova të jem i prerë dhe ta kundërshtoja në projektin dhe idetë e saj duke e përmbledhur në një fjali:
“Ti Rudina duhet ndërtosh një strategji mbi dhe kundër të gjitha partove të vjetra dhe jo të bëhesh fraksion brenda PD”
U përpoqa ta bind që çdo tentativ apo fraksion brenda PD ka dështuar sepse ajo parti është biznes “shpk” e Sali Berishës dhe ky i fundit e ka hipotekuar. Ai do vdes duke e marr vulën e partisë me vete dhe Lulzim Bashën e ka vënë si figurant.
I rekomandova mos merrej me Lulzim Bashën sepse nuk është kryetar por të ndërtonte një grupim të ri me vajza dhe djem jashtë PD.
Rudina këmbngulte që duhet bënte një grupim me deputet demokrat dhe ky ishte jo vetëm vendimi fatal i saj por dhe gabimi i mungesës eksperiencës.
Rudina ishte ende e brishtë dhe kërkonte të krijonte grupin e saj me pshkaqen 30 vite në politik.
Rudina ende nuk e kish kuptuar që vendet bosh në parlament po plotësoheshin nga listat me deputet  që i komandonte Berisha dhe Meta.
Ajo nuk donte ta besonte këtë të vërtet pavarësisht faktit që Partia Demikratike përjashtoi vetëm Rudinëm për mos djegie mandati dhe jo deputetët e tjerë që hyn në Kuvend.
Sot po shoh në rrjete sociale që kanë filluar proçedirat e shkarkimit të Rudinës dhe me kaq filmi mbaron.
Këtu mbyllet edhe seria e fundit e telenovelës ndërkombëtarve që me naivitetin e tyre ëndërruan që dy peshqit e mëdhenj Meta dhe Berisha mund peshkohen dhe mbyllen në rezervat duke krijuar opozitën e re të drejtuar nga Rudina. 
Washingtoni dhe Brukseli nuk arritën ta kuptojnë që Rudina nuk mund të bëj një ushtri me “Hajdar” sepse ata kanë qën dhe janë kamikaz që shpërthejnë me telekomand nga dyshja Meta-Berisha!
Jo se ata kanë frikë Rudinën por kanë frikë nga reforma në drejtësi e cila pa votat e grupit Rudinës nuk mund të kalohet në parlament.
Washingtoni dhe Brukseli gabuan dhe krijuan iluzion që menduan se do i bējnë opozitë Edi Ramës me Rudinën dhe do asgjesojnë establishmentin e vjetër me grupimin e “Hajdarve”.
Tani për hir të miqësisë 30 vjeçare më duhet ti dërgoj një SMS vajzës së Azemit.
“E dashur Rudina,
Të pata paralajmëruar kujdes nga besë-prerët sepse tash vetēm emri të ka ngel pasi mbiemrin ta kanë vrarë bash në oborrin e PD.
Mos kalo dy herë tel i njëjti shteg ku nxorën në prit babai tënd”

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen