Fundjava e 8 marsi, kosovarët zgjedhin bregdetin shqiptar

Fundjava e pushimit dhe festa e 8 Marsit kanë rikthyer shqiptarët e Kosovës në bregdetin shqiptar.

Vetëm paraditen e kësaj të premteje në territorin tonë hynë mbi 2000 qytetarë të Kosovës.

“Kemi ardhur vetëm për qejf, për fundjavë. Jemi mësuar dhe nuk po mundemi që të ndalemi. Do jemi  në Shëngjin”, shprehet një qytetar nga Kosova.

“Jemi për një pushim, për një relaks, në Durrës për fundjavë”, thotë një tjetër qytetar nga Kosova.

Një pjesë e konsiderueshme e pasagjerëve që hynë nga pika kufitare e Morinës, ishin grupe grash, të cilat kanë zgjedhur që ditën e 8 marsit ta kalojnë në bregdetin shqiptar

“Kemi bërë një organizim ne gratë, meqë është afër dhe 8 Marsi për qejf në Durrës”, shprehet një zonjë nga Kosova.

Për të përballuar fluksin e turistëve, punonjësit e pikës kufitare në Morinës po punojnë me procedura të përshpejtuar dhe me kapacitet të plotë prej 5 sportelesh.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fjfjfjdj: 04/03/2022 16:03

    Kosovare bregdetin shqiptar?! Pse ca jane kosovaret, kineze?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të

Falenderoi gjyqtaren që e liroi, por çfarë thoshte Berisha pak ditë më parë për të