Fundjava që lamë pas nuk ishte e suksesshme për Lara Colturin, skiatoren italo-shqiptare që mbron ngjyrat kuqezi në Kupën e Botës së Skive. 19-vjeçarja u rendit në vendet 23 dhe 15-të në Tremblant të Kanadasë për disiplinën e Slalomit Gjigant.
Paçka se nuk mundi të mbërrijë në podium, Lara vijon të jetë e dyta në renditjen e përgjitshme me 302 pikë. 220 prej tyre janë siguruar në disiplinën e Slalomit, e preferuar për Larën, ndërsa 82 të tjera në Slalom Gjigant.
Kryesimi mbahet nga 'mbretëresha' e këtij sporti, Mikaela Shiffrin me 458 pikë. Tanimë gara e radhës për Larën do jetë më 12 dhjetor në St. Moritz të Zvicërs në disiplinën e Slalomit.
Gjatë shtatë garave të këtij sezoni, Lara është ngjitur tre herë në podium duke marrë dy medalje argjendi dhe një bronzi.
Renditja e Botërorit të Skive deri në këto momente
Komente






