Kjo fundjavë e gjen Velipojën plot me vizitorë, duke dhënë sinjalet e para të një sezoni turistik premtues. E gjithë zona turistike është nën një vëmendje të shtuar, me shërbimet dhe strukturat publike në eficencë të plotë për të garantuar pastërti, rend dhe kushte sa më të mira për pushuesit.

Pushuesit e konsiderojnë Velipojën një mrekulli natyrore, një destinacion të pakrahasueshëm për bregdetin, rërën kurative dhe ajrin e pastër të pishave.

“Unë mbi Velipojën nuk vë asnjë vend tjetër në Shqipëri. Kaq shumë më pëlqen! Velipoja është një mrekulli” thotë një pushuese.

“Velipoja është perla e Shqipërisë, ka rërën, pyllin, detit. Velipoja është doctor” thotë një tjetër.

“Kushtet janë të mira, plazhi është shumë I mirë, unë vij prej 6 vitesh këtu dhe nuk e ndërroj Velipojën” thotë një pushues.

Velipoja po hyn në sezon me ritmin e duhur, aty ku natyra dhe përkujdesja për hapësirën publike takohen për të ofruar një përvojë të denjë për çdo vizitor.