Fundjavë e pazakontë, borë dhe plazh në mesnëntori! Në Vlorë më të guximshmit bëjnë not, zbardhet Dardha e Korçës

Pas dy ditësh me shi, Vlora është gdhirë me mot të mirë, diell dhe temperatura deri ne 20 gradë Celsius. Të shumtë janë qytetarët por dhe turistët që iu drejtuan bregdetit për rreze dielli pse jo dhe not për më të guximshit.

Fatos Canaj tregon se noton në çdo stinë edhe kur uji është i ftohtë.

“Më bën mirë sepse kam probleme me hernien diskale”, thotë ai.

Disa prej tyre e shfrytezojne motin e mire per peshkim. Agim Skendaj ankohet se ka patur me shume peshq ndersa tani është rralluar për shkak të moleve.

“Tani ka baltë shumë dhe peshku nuk vjen se është llum. Këto punimet na kanë prishur punë, kanë larguar peshkun”, thotë ai.

Tjetër panoramë është në juglindje të vendit, ku reshjet e e para të dëborës sollën dimrin e parakohshem. Vizitoret e pare kane mberritur ne fshatrat turistike te Dardhe dhe Voskopjes, stolisur me petkun e bardhe.

Trashësia e dëborës shkon 10 cm në Dardhë dhe 5 në Vosokopojë. Rrugët janë të gjitha të hapura, ndërsa këshillohet lëvizja me goma dimërore.

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    16 Nëntor, 09:13

    Kush ka pension më të ulët bonus më të madh në fundvit? Si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi

Kuvendi do miratojë Buxhetin 2025/ Nga sot dy ditë seancë maratonë, PD ka paralajmëruar protestë nesër kur pritet të jetë votimi