Një aksident rrugor është shënuar mbrëmjen e sotme në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë", ku një kamionçinë është përmbysur në vendin e quajtur "Ura e përroit".
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shoferi Arjan Ç.
Rreth orës 20:55, në aksin rrugor "Dhëmblan-Tepelenë", në vendin e quajtur "Ura e përroit", në fshatin Salari, automjeti kamioçinë që drejtohej nga shtetasi A. Ç., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Dhëmblan, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga shtetasi A. Ç., ka humbur jetën në vendngjarje.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Komente












