"Furra e bukës" që prodhonte
pije freskuese të falsifikuara
VIDEO/Brenda magazinës së pijeve 

TIRANE- Një punishte që falsifikonte pijet freskuese është zbuluar nga Policia e Tiranës. Punishtja e cila ndodhej në rrugën "Sadik Petrela", në periferi të kryeqytetit në një magazinë të braktisur, prodhonte pije freskuese dhe energjike me emrin “Dajti”.
 
Më pas pijet hidheshin në treg nga ana e Genci Brahysës, i cili ishte pronari i kësaj punishteje.

Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se falsifikoheshin pije të ndryshme, duke filluar nga lëngu i limonit, lëng i portokallit, lëng pjeshke, lëng pjepri por edhe lloje të tjera pijesh kryesisht freskuese dhe energjike.
 
Vetëm në këtë magazinë, policia ka gjetur 3048 kanaçe me pije energjike, të cilat pritet të hidheshin në treg, ndërkohë që qindra të tjera janë hedhur në treg kohë më parë.
 
Pijet prodhoheshin nëpërmjet dy makinerive, njëra artizanale për prodhim dhe tjetra për stampimin.
 
Pijeve u hidheshin esenca e aromatizues
Pijeve u hidheshin solucione të ndryshme, duke i bëra ato të ëmbla dhe tërheqëse. Për këtë Genci Brahysa kishte punësuar një kimist me inicialet E.M.
 
Policia ka gjetur edhe 8.5 kg koncentrat të skaduar, 18 kg esencë dhe 18 kg aromatizues, të cilave u hidheshin pijeve, që kimisti ua hidhte pijeve freskuese, dukë përdorur disa formula.
 
Genci Brahysa kishte një leje nga autoritetet që në këtë magazinë të hapte një furrë buke, siç mund të dallohet edhe nga dokumenti i siguruar nga Report TV.

faksimile pijet fallco
 
Por “Furra e Bukës” ngeli vetëm në letra, pasi ajo u kthye në një punishte për prodhimin e pijeve të falsifikuara.
 
Aksionit të policisë i është bashkuar edhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit. Inspektorët e AKU-së kanë bllokuar të gjitha pijet freskuese me mbishkrimin “Dajti”.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati

El Clasico në finalen e Superkupës, Ancelotti: Na duhet ky trofe! Flick: Sfidë e madhe, Barça gati