Një 54-vjeçare ka humbur jetën paraditen e sotme në aksin rrugor Fushë–Krujë –Milot në vendin e quajtur Luzë. 54-vjeçarja me inicialet Dave Bardhoku është përplasur nga një automjet kamionçine që drejtohej nga Hekuran Vathi, banues në Fushë-Krujë.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë ambulanca e cila ka bërë transportimin e të dëmtuarës në Spitalin e Traumës në Tiranë por kjo e fundit nuk ka mundur t’i rezistojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në ambientet e spitalit.

Ndërkohe policia ka bërë arrestimin e shoferit të automjetit dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit

Redaksia Online