Dy aksidente janë rregjistruar ditën e sotme në rrugët e vendit,një në Elbasan dhe një në Fushë-Krujë por fatmirësisht pa viktima vetëm 3 persona të plagosur jashtë rrezikut për jetën

Mëngjesin e sotëm në aksin Elbasan-Cërrik  një furgon me targë EL197AT u përplas me një mjet tjetër me targë AA762LV duke lënë të plagosur dy persona drejtuesin e veturës dhe një pasagjer i furgonit. Të plagosurit janë transportuar në spitalin e Elbasanit, ndërsa ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkaq policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Ndërkohë që në aksin Fushë-Krujë- Vorë një makinë është përplasur me një motoçikletë. Mësohet se në aksident është përfshirë një mjet tip Fiat, dhe një motor që drejtohej nga Viktor Laçka, i cili ka mbetur i plagosur. 46­ vjeçari Viktor Laçka është dërguar në spital, ndërkohë që policia ka ndaluar drejtuesin e mjetit Ramazan Mecuku.

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)