Ditën e sotme në Fushë-Krujë në vendin e quajtur “Lagje e re” nga banorët e zonës është zbuluar një predhë e paplasur.
/Shqiptarja.com
Predha është zbuluar rreth 10 metra larg aksit FushëKrujë-Krujë nga banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë e cila ka ardhur menjëherë në vendngjarje.
Vendi në të cilin është gjetur predha ka numër të lartë banorësh. Në bazë të informacioneve të banorëve predha ka dalë në sipërfaqe nga gërmimet e tokës të cilat janë kryer aty.
Sipas pamjeve së siguruara në Report TV predha është e amortizuar dhe e ndryshkur dhe mund të kishte rrezik shpërthimi.
[gallery]25171[/gallery]
Redaksia Online
a.d/shqiptarja.com

VIDEO











