Fushata e Bashës s’është për karrigen e PD, por për atë të kryeministrit

Fushata e Bashës s’është për karrigen e PD, por për atë të kryeministrit

Lulzim Basha

Me rikthimin aktiv në jetën politike (të paktën atë të Partisë Demokratike), shumë zëra u ngritën se Lulzim Basha po kërkon të rimarrë pushtetin e madh brenda të djathtës shqiptare.

E vërtetë është diçka e tillë në fakt dhe u vërtetua në çastin kur ai e shpalli zyrtarisht kandidaturën dhe më 29 korrik, do të garojë përballë Gjergj Hanit.

Fushata brenda-partiake e të dy të angazhuarve në garë, ka filluar.

Veçse ajo e Bashës, nuk nuhatet shumë si betejë për postin e lartë në PD – të jemi të sinqertë është thjesht formalitet – sa për projektimin e tij për një garë me kryeministrin e vendit, Edi Rama.

Mjafton të ndjekësh atë çfarë Basha po u premton demokratëve në fushatë, për të kuptuar synimin.

Ai nuk flet për riorganizimin e brendshëm të PD-së, për një ribashkim të mundshëm me palën e Sali Berishës, apo për çfarë plani ka për të puqur në një mendimet brenda forcës.

Edhe nëse flet për to, e bën shumë pak këtë gjë.

Ai ka katër kolona të shëndosha në majën e listës së vet të “fushatës” dhe kërkon të zhbëjë një marrëveshje të arritur nga paraardhësi i tij, Berisha, në bashkëpunim me Ramën, në vitin 2008.

Lista të hapura, veting i politikanëve, vota e diasporës dhe kufizimi i mandateve.

Këto janë pikat ku Basha ngre tezën, e asaj që e quan Aleancë Qytetare për Demokracinë (ka përgatitur edhe sloganin për zgjedhjet 2025 duket).

Këtë, ai e ka etiketuar si një përcaktim koalicioni, jo partiak por me qytetarët duhet theksuar, për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet kushtetuese, të cilat do të zhbëjnë ato të vitit 2008 dhe që lidhen me katër pikat e përmendura.

Vetë Basha e gëzon fuqinë e votës si deputet, por aktualisht ai nuk gëzon një mbështetje të gjerë në rangun e deputetëve demokratë në Parlamentin e Shqipërisë, për të mos llogaritur më tej edhe votat e shumicës që ka mazhoranca.

Kjo e fundit, me rehatinë e gjetur në dy palët e fundit të zgjedhjeve kur ka fituar si e vetme, vështirë është të bëjë lëshime për të kryer riformatime kaq madhore të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor.

Megjithatë, sërish, çështja nuk është sa do e arrijë, por çfarë po kërkon të bëjë, dhe motoja e Bashës në fushatën e brendshme demokrate, është ajo e të sjellit të një modeli tjetër të politikbërjes në vend.

Këtë, vetes, nuk ia njeh si të drejtë, por si përgjegjësi dhe përgjegjësi e ndjen edhe kthimin e PD-së sërish në një alternativë qeverisëse shqiptare…me atë vetë kryeministër.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ben: 01/07/2023 09:43

    Akoma me Lulin?Luli i mbarum complet,shume qesharak.

    Përgjigju
    • Italia si moter: 01/07/2023 13:37

      O Vitjon o Nina po ti qe e ke shkruar je lodhur shume ,te paska lene kujtesa o derezi ,mendoni o lexues se me çfar perona kemi te bejme me shkrimet e tyre ,me duket se te ka lene nemsja mbrapa ,cfar shkolle ke mbaruar .duket filozofi me gjithe kepuce .shko bej shurren nje here se mbase shkarkohesh dhe te vine mend .

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër

Militantë të Berishës protestojnë kundër Ramës në Londër