Fushata për kreun e FRPD-së përfundoi kur dje në Pallatin e Kongreseve u mbajt Konventa për Tiranën dhe fitues ishte Belind Kelliçi.

Pjesë e garës ishte dhe zëdhënësja e PD Oriela Nebiaj e cila nuk arriti të merrte votat e mundshme, duke u renditur e treta pas Ervin Salianjit.

Një ditë pas përfundimit të këtij konkurimi në stukturat e PD-së në rrjetet sociale është publikuar një video e cila duket që i përket turit per fushatën për zgjedhjen e kreut te FRPD-së ku Nebilaj shfaqet duke kërcyer këngën që i këndohet figurave të PD-së Azem Hajdarit dhe Sali Berishës.