Fushata elektorale, kryebashkiakja Sako dhe kandidatja e PS Spahiu, bashkëbisedim me banorët e lagjes 9 dhe 15 në Durrës
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako
Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, së bashku me kandidatet e PS për qarkun e Durrësit Klodian Spahiu dhe Keida Ferra zhvilluan takime me banorë të lagjes 9 dhe të lagjes 15 në Spitallë.
Në takimet e zhvilluara me banorët, këta të fundit u njohën me investimet e kryera deri tani dhe atë se çfarë parashikohet të bëhet në vazhdim.
Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako tha se do të fillojë rehabilitimi i pallateve të ndërtuar para vitit 1993.
“Këto që i kemi në këtë situatë që nuk kanë pësuar dëme por janë të amortizuara përpara 1993, do të bëjmë një projekt që të ndërhymë vetë me fondet tona, duke marrë në konsideratë edhe riparimin e bordurave, instalimeve të ujit dhe tubat, në mënyrë që të keni mundësi të kurseni energji, mos të bëhet diferenca e madhe dimër verë. Nuk do të ndalojmë projektet.”, tha ajo.
Klodiana Spahiu, kandidate e listës së PS bëri të ditur se së shpejti nis investimi për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit që do të garantojë furnizim 24 orë me ujë.
“Projekti që duam dhe është për të gjithë qytetarët është pikërisht furnizimi me ujë 24 orë dhe të shpejtojmë përgjithmonë nga depozita dhe nga të gjitha ankesat që keni. Është një projekt shumë dinjitoz në bashkëpunim me qeverinë franceze një pjesë e fondit, pjesa më e madhe e fondit është nga qeveria shqiptare.", tha Spahiu
Tashmë në Durrës po realizohen investime madhore si Eko-parku, lagjja e re me 1000 apartamente në Spitallë, ndërsa së shpejti nisin punimet për portin e ri turistik.
J.GJ./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
24 Janar, 09:42
Sa i drejtë do të jetë procesi i primareve në PD?
-
Shumë
16.7%
-
Pak
9.4%
-
Aspak
73.9%
Vota total: 180
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ndryshime në Kod për votën e diasporës, Krashi kritika: Pas 4 muajsh, u kujtuam që e kemi bërë gabim! Shehi: S’e çan dot pushtetin, ‘tasin e supës’ e kanë PS e PD
23 Janar, 22:25
-
Spahiu: Berisha refuzoi votën elektronike, që komisionerët e PD-PS të vjedhin votat e partive të reja! Vota e Diasporës s'është e fshehtë, do kompromentojë zgjedhjet
23 Janar, 21:54
-
Basha: PL në negociata me PD për një listë, isha kundër mbylljes së tyre! Hasanaj: Berisha dhe Meta problemi kryesor! Islami: Votim si në diktaturë, s’do ketë zgjedhje
23 Janar, 18:24
-
Nipi i ish-deputeti Rraja theu arrestin në shtëpi për kokainën që iu gjet në makinë, babai i tij kundërshton policët ta fusin në qeli
23 Janar, 10:42
-
PD: Peleshi zyrë patronazhimi pranë konsullatës në Selanik, e ‘maskon’ si të KQZ
22 Janar, 16:26
-
Zyrtare/ Shkarkuan Edi Martinin, Teuta zgjedh trajnerin e ri
22 Janar, 16:17
-
Zgjedhjet/ 'Merr jetë' pakti PS-PD, KQZ miraton aktin për listat! Partitë në garë me 186 kandidatë, 46 deputetët e parë të fiksuar
22 Janar, 16:11
-
Durrës/ Tentoi të vriste me armë një person pas një sherri, vihet në pranga 30-vjeçari
22 Janar, 09:33
-
Vota e Diasporës për 11 Majin, shkon në mbi 50 mijë numri i emigrantëve që kanë aplikuar! Mbi 25 mijë të miratuara, refuzohen rreth 15 mijë
21 Janar, 17:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Zyrtare/ Teuta shkarkon Edi Martinin, durrsakët gjejnë trajnerin e ri
21 Janar, 16:14
-
Trafiku i rënduar në Durrës, Bashkia kufizon hyrjen në qytet të furgonëve që shpërndajnë mallra
21 Janar, 13:14