Fushata elektorale, kryebashkiakja Sako dhe kandidatja e PS Spahiu, bashkëbisedim me banorët e lagjes 9 dhe 15 në Durrës

Fushata elektorale, kryebashkiakja Sako dhe kandidatja e PS Spahiu, bashkëbisedim me banorët e lagjes 9 dhe 15 në Durrës

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, së bashku me kandidatet e PS për qarkun e Durrësit Klodian Spahiu dhe Keida Ferra zhvilluan takime me banorë të lagjes 9 dhe të lagjes 15 në Spitallë.

Në takimet e zhvilluara me banorët, këta të fundit u njohën me investimet e kryera deri tani dhe atë se çfarë parashikohet të bëhet në vazhdim.

Kryetarja e Bashkisë Emiriana Sako tha se do të fillojë rehabilitimi i pallateve të ndërtuar para vitit 1993.

“Këto që i kemi në këtë situatë që nuk kanë pësuar dëme por janë të amortizuara përpara 1993, do të bëjmë një projekt që të ndërhymë vetë me fondet tona, duke marrë në konsideratë edhe riparimin e bordurave, instalimeve të ujit dhe tubat, në mënyrë që të keni mundësi të kurseni energji, mos të bëhet diferenca e madhe dimër verë. Nuk do të ndalojmë projektet.”, tha ajo.

Klodiana Spahiu, kandidate e listës së PS bëri të ditur se së shpejti nis investimi për rrjetin shpërndarës të ujësjellësit që do të garantojë furnizim 24 orë me ujë.

“Projekti që duam dhe është për të gjithë qytetarët është pikërisht furnizimi me ujë 24 orë dhe të shpejtojmë përgjithmonë nga depozita dhe nga të gjitha ankesat që keni. Është një projekt shumë dinjitoz në bashkëpunim me qeverinë franceze një pjesë e fondit, pjesa më e madhe e fondit është nga qeveria shqiptare.", tha Spahiu

Tashmë në Durrës po realizohen investime madhore si Eko-parku, lagjja e re me 1000 apartamente në Spitallë, ndërsa së shpejti nisin punimet për portin e ri turistik.

J.GJ./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës