Fushata/Pas Bashës,edhe 3
krerë partish fshehin paratë

Fushata/Pas Bashës,edhe 3<br />krerë partish fshehin paratë<br>
Merr të tjera përmasa fshehja e shpenzimeve dhe e burimit të parave të hedhura në fushatë nga partitë politike në Shqipëri. Partia Demokratike nuk është subjekti i vetëm politik, i cili nuk ka deklaruar një pjesë të parave të shpenzuara, për llogari të zgjedhjeve parlamentare të 25 Qershorit 2017. Krerët e tre partive parlamentare dhe jo parlamentare nuk kanë deklaruar asnjë transaksion, të ardhura nga fondet publike apo jopublike, dhurata, hua apo shpenzim të çfarëdolloj natyre pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për fushatën për zgjedhjet parlamentare.

Ata janë kryetari i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi, kryetari i SFIDA-s, Hektor Ruci, por që kjo parti identifikohet me Gjergji Bojaxhi si dhe kryetari i Aleancës Arbnore Kombëtare, Gjet Ndoj. Burime pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve konfirmuan për Shqiptarja.com, se tre subjektet në fjalë jo vetëm kanë tejkaluar afatin që ishte në 25 shtator, por ende nuk kanë paraqitur pranë KQZ raportin financiar të fushatës. Nga 18 parti politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 25 qershorit, afatin ligjor për dorëzimin e raporteve financiare në KQZ nuk e kanë respektuar 10 parti, nga të cilat tre parti, sipas KQZ, vijojnë të mos deklarojnë asnjë shpenzim.

Nuk kanë respektuar afatin ligjor për të dorëzuar pranë KQZ raportet financiare Fryma e Re Demokratike, e drejtuar nga Bamir Topi, Partia Demokracia Sociale, e drejtuar nga Paskal Milo, Partia Komuniste e Shqipërisë, e drejtuar nga Qemal Cicollari, Aleanca Demokratike, e drejtuar nga Eduard Abazi etj.

Afati ligjor
Ligji “Për partitë politike”, i ndryshuar nga Kuvendi në 22.05.2017, siç parashikohej në marrëveshjen politike Rama-Basha, ka përcaktuar që çdo parti politike që është regjistruar në zgjedhje duhet të bëjë publik dhe të dorëzojë pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një raport për deklarimin financiar të fushatës. Për herë të parë, partitë politike pjesëmarrëse në zgjedhje kanë detyrimin që 60 ditë nga shpallja e rezultatit të zgjedhjeve të dorëzojnë pranë KQZ-së raport që përmban në mënyrë të saktë të ardhurat e përfituara apo që partia politike ka patur në gjendje, të gjitha shpenzimet e kryera në mënyrë të detajuar, bilancin e pasurive apo detyrimet që ka partia politike, për periudhën nga caktimi i datës së zgjedhjeve deri në ditën e zgjedhjeve. Afati i ligjor për zbatimin e këtij detyrimi ligjor nga ana e partive politike ka qenë data 25 shtator 2017.

LSI, skema e financimit
Lëvizja Socialiste për Integrim ka shpenzuar 88,114,190 lekë për fushatën e fundit elektorale. Totali i të ardhurave të LSI është 75,283,960 lekë, nga të cilat 23,499,960 lekë nga fondet publike dhe 13,967,727 lekë nga persona fizikë. Për të siguruar fondin prej 13,967,727, sipas raportit financiar, kanë kontribuar 195 persona, disa prej të cilëve zyrtarë të lartë të LSI. Ndërkaq, Lëvizja Socialiste për Integrim deklaron edhe 710 pagesa nga kuotat e afetarisë së saj. 

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë

Vlorë/ Zaptuan hapësirën publike në Karaburun, nën hetim 3 administratorë subjektesh! Sekuestrohen 300 shezlongë