Fushata shtyn seancën e gjykimit
të Tom Doshit në Gjykatën e Lartë

Fushata elektorale e Tom Doshit është bërë shkak që Gjykata e Lartë të shtyjë gjykimin ndaj tij dhe përballjen e Doshit me video përgjimin mes tij e Durim Bamit.

Përballja me video përgjimin u kërkua nga Prokuroria në procesin ku Tom Doshi, Mark Frroku e Durim Bami janë të pandehur për kallëzim të rremë në lidhje me atentatin e pretenduar nga Doshi dy vite më parë.

Seanca e radhës u la më 13 korrik, ndërkohë këtë të mërkurë u rrëzua dhe kërkesa e Durim Bamit për shuarje të masës së sigurisë arrest shtëpie që rëndon ndaj tij.

Nëpërmjet avokatëve, Doshi kërkoi që të ishte i pranishëm në seancë teksa do të administroheshin si prova filmime dhe video përgjime, ku ai është subjekt i këtyre materialeve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen