FUSHE KRUJE- Një tjetër shpërthim po mesnatën e së mërkurës është rregjistruar në qytetin e Fushë-Krujës duke u bërë i dyti i natës, pas atij të një nate më parë. Në fshatin Nikël ka shpërthyer një dyqan në pronësi të Gëzim Metës. Nga shpërthimi nuk janë rregjistruar të lënduar vetëm dëme materiale.

Ngjarja dyshohet se ka lidhje me shpërthimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Arrameras, pasi mendohet se bëhet fjalë për të njëjtin autor në dy shpërthimet me eksploziv

Shperthimi i shtyllës së tensionit
Me afrimin e stinës së dimrit në Krujë, janë rikthyer sulmet me tritol karshi shtyllave të tensionit të lartë.  Mbrëmjen e se mërkurës rreth orës 22:30 persona të paidentifikuar i kanë vendosur një sasi tritoli një shtylle të tensionit të lartë 110 kilovolt në fshatin Arameras. Nga shpërthimi është këputur një nga këmbët e shtyllës. Shpërthimi ka shkaktuar panik tek banorët e Aramerasit, ndërsa policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar disa persona kryesisht banorë të fshatit si autorë të dyshuar të vendosjes së lëndës plasëse në shtyllën e tensionit. Sulmet më lëndë plasëse karshi shtyllave të tensionit të lartë në rrethin e Krujës janë në dosje me vete në policinë e Krujës. Sulmet ndodhin kryesisht gjatë stinës së dimrit, pasi pikërisht edhe atëherë pasojat e shpërthimeve janë edhe më të rënda. 

14 tetor 2014 persona të paidentifikuar i vendosën një sasi tritoli shtyllës se tensionit të lartë në fshatin Larushk të Krujës. Shpërthimi shkaktoi dëme të konsiderueshme, ndërsa policia ende nuk ka asnjë autor të ndaluar për këtë.

29 nëntor 2014 një sasi eksplozivi gjendet e vendosur pranë një shtylle të tensionit të lartë në fshatin Halil të Krujës.
Ishin banorët e zonës ata që njoftuan policinë për këtë ngjarje. Forcat e rendit bënë menjëherë çaktivizimin e lëndës plasëse.

8 dhjetor 2014 këtë herë tritol vëndësit nuk dështuan, teksa një sasi prej 2 kilogram tritol shpërtheu në këmbët e një shtyllë të lartë tensioni. Dëmet ishin të konsiderueshme, teksa për ditë të tëra mbeten pa energji disa zona të Shqipërisë së mesme.

Policia lidhur me këto shpërthime nuk ka të arrestuar ende asnjë persona. Pas shpërthimeve shoqërohen kryesisht banorë të zonës, ndërsa hetimet nuk finalizohen me arrestimin e tyre.

shperthim shtylla fushkruje

shperthim shtylla fushkruje

shperthim shtylla fushkruje

shperthim shtylla fushkruje

 Redaksia Online
(e.m/Shqiptarja.com)