FUSHE-KRUJE - 4 persona të maskuar kanë grabitur një pikë të mbledhjes së skrapit në qytetin e Fushë-Krujës. Grabitësit nën kërcënimin e armëve çarmatosën rojet dhe morën një sasi parash.
Ata i kanë marrë armën rojes së firmës, duke bërë kështu më të lehtë kryerjen misionit të grabitjes. Sipas policisë nuk ka persona të lënduar nga grabitja në pikën e mbledhjes të skrapit ‘Shijak SHPK’.
Sipas raportimeve të para janë grabitur rreth 700.000 lekë nga autorët, ndërsa policia e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së shpejtë po vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, identifikim dhe kapjen e autorëve të grabitjes.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com