FUSHË-KRUJË- Shkëlzen Deliu dhe Valentina Deliu janë një çift nga Fushë-Kruja të cilët vuajn nga epilepsia. Për shkak të kësaj sëmundje, më parë ata janë trajtuar si invalid të grupit të dytë, por prej 3 muajsh u është hequr invaliditeti duke i'u hequr kështu edhe ndihmën ekonomike që merrnin. Tashmë sëmundja e tyre është përkeqësuar edhe më shumë për shkak se nuk kanë mundësi të marrin illaçet madje as ushqimet.
Ata jetonin së bashku me 2 fëmijët e tyre në një barake të ndërtuar me dërrasa por edhe ajo i'u dogj. Tani ata jetojnë në një godinë të sajuar nga prindërit e Valentines, por për shkak të mungesës ekonomike punimet nuk kanë mundur të përfundojnë.
Tashmë kur dimri ka filluar të ndjehet, familja e Shkëlzen Deliut jeton në një godinë pa dyer, pa dritare dhe vetëm me ndihmat që u japin komshinjtë dhe prindërit e Valentinës. Ata u bëjn thirrje pushtetit që t'i ndihmojnë pasi vet nuk kanë asnjë mundësi.
/Shqiptarja.com