FUSHË KRUJË - Mesa duket në Fushë Krujë nuk ka fund vendosja e lëndëve eksplozive, 200 gram tritol janë gjetur në një automjet mëngjesin e sotëm në lagjen Kastrioti.
 
Pas konstatimit nga një kalimtar i rastit për një pajisje të dyshimtë në gomën e përparme të automjetit i cili ishte i parkuar lagjen Kastriot të Fushë Kurjës, policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë rrethimin e zonës dhe duke larguar edhe banorët përreth.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere të cilët bënë çaktivizimin e lëndës plasëse, ndërsa këtë herë mekanizmi i shpërthimit ishte tejet i sofistikuar.Lënda plasëse ishte e lidhur me një siguresë, e cila sapo makina vihej në lëvizje ajo shkëputej dhe më pas ndizej fitili përcjellës. Forcat xheniere kanë mundur të shkëpusin siguresën dhe të parandalojnë ndezjen e fitilit.
 
A1 Report sjell foto nga vendi i ngjarjes, ndërsa zona vijon të mbahet e rrethuar nga forca të shumta policie. 

Burime brenda komisariatit të policisë së Fushë Krujës bëjnë me dije se mjeti tip BMW X5 me targë AA 858 IS ku ishte vendosur lënda eksplozive ishte i Durim Banit, i cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penal.

Ora 11:08 Shoqërohen në polici 5 persona për ngjarjen 
5 persona janë shoqëruar deri në këto momente nga ana e policisë. Sipas informacioneve të policisë mësohet se këta persona do të pyeten si persona të dyshuar në lidhje me ngjarjen, kjo për shkak edhe të konflikteve të mëparshme, apo lidhjeve që mund të kanë pasur mes tyre dhe pronarit të automjetit. 

fush kruje bomb
Ora 10:40 Si do të aktivizohej bomba dhe çaktivizimi nga xhenierët
Forcat xheniere të mbërritura nga Tirana kanë bërë të mundur çaktivizimin e bombës që ishte vendosur në një mënyrë të tillë që makina të shpërthente pas të ndizej makine.

Forcat xheniere bëjnë me dije se kanë çaktivizuar një pajisje me siguresë e cila do të aktivizohej me ndezjen e makinës. Ky proces do të sillte shkëputjen e siguresës e cila do të sillte edhe ndezjen e fitilit përcjellës që ishte lidhur me sasinë e tritolit, duke shkaktuar edhe shpërthimin.

fush kruje bomb

Ora 10:30 Hetimet:Eksplozivi, dyshohet për të kaluarën e pronarit të mjetit

Grupi hetimor në policinë e Fushë Krujës i ngritur për rastin më të fundit të vendosjes së eksplozivit në makinën e Durim Banit, bëjnë me dije se kanë përqëndruar pistën e hetimeve me të kaluar e këtij të fundit. 

Po sipas të njëjtave burime mësohet se Bani është një person me precedentë të mëpashëm penalë, por nuk japin detaje se në çfarë krimesh është përfshirë Bani.

Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)