FUSHË-KRUJË-  Qyteti i Fushë Krujës tronditet sërish nga një shpërthim me lëndë eksplozivi.

Këtë herë shënjestër ishte makina e një efektivi të policisë i cili më përpara mbante edhe postin e shoferit të disa shefave që kanë drejtuar këtë komisariat.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm, 26 mars 2014 në oborrin e shtëpisë së efektivit të policisë Dilaver Boga, në fshatin Halil të Fushë Krujës.

Nga të dhënat e para mësohet se Boga pak kohë pasi ishte kthyer nga shërbimi në komisariat dhe kishte parkuar makinën në oborrin e shtëpisë.

Dyshohet se  makinës i është vendosur tritol. Nga shpërthimi fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale. 

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të shpërthimit dhe identifikimin e autorëve. Pista e hetimit është ajo për shkak të detyrës.

atentat makines se policit ne fushe kruje
(Foto: Makina e shpërthyer me tritol)Foto të tjera
 
NGRIHET GRUP HETIMOR 
Policia  e qarkut Durrës përmes një njoftimi për shtyp deklaron se është ngritur një grup hetimor për identifikimin dhe zbardhjen e autorëve.  

“Më date 26.03.2014, rreth orës 03.40, në fshatin Halil Krujë, në mjetin Benz me targa TR2772K pronë e shtetasit D.V., punonjes Policie ne Komisariatin Krujë është vendosur lëndë eksplozive, gjatë kohës kur mjeti ndodhej i parkuar në oborrin e banesës. Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale (të mjetit). Në vendngjarje Grupi Hetimor po vijon veprimet e para për saktësimin e lëndës së përdorur; identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e motiveve.” thuhet në njoftimin e policisë.

SERIALI I SHPERTHIMEVE NE FUSHE KRUJE 
Nuk është hera e parë që ndodhin shpërthime me eksploziv në këtë qytet të vogël të rrethit të Krujës me rreth 30 000 banorë.  Në 3 muaj kanë ndodhur 8 shpërthime me gjithë këtë të sotmin. 

18 Mars 2014/ Eksploziv ne oborrin e Bashkisë, s’ka të lënduar

9 mars 2014/ 2 shperthime me eksploziv, shkak konflikt pronesie
Arrestohet autori

3 mars 2014/Hidhet granate ne oborrin e komisariatit 
Dëmtohen dy makina të efektivëve të policisë, që ndodheshin të parkuara.

28 Shkurt 2014/ Hidhet në erë makina e Mimoza Isufit, s'ka të lënduar
Dyshohet se objektivi ka qenë dikush tjetër. Ngjarje e pazbardhur 

26 Janar 2014/ Shperthim ne mobilieri. Arrestohen 2 vellezer  

21 Janar 2014/ Tritol banesës së shefit të policisë së burgut Fushe Kruje
Shperthimi ne banesen e tij ne Kamëz. 

20 janar 2014/Hidhet tritol pranë rrethimit të komisariatit
Vetëm dëme materiale, s'ka të lënduar. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)