FUSHE KRUJE- Një punëtor ndërtimi ka humbur jetën, pasi aksidentalisht e ka zënë poshtë një paletë me tulla.
 
Altin Citozi  27-vjeç po punonte në ndërtimin e një pallati në lagjen ‘Kastrioti’ kur rreth orës 09:00 të ditës së sotme i ka rënë në kokë paleta me tulla nga një lartësi e konsiderueshme.
 
Goditja ka qenë fatale për të riun, i cili  ka humbur jetën menjëherë, ndërsa policia ka nisur hetimet për kushtet e sigurisë në punë.
 
Punëtori ka humbur jetën si pasojë e mungesës së kushteve të sigurimit teknik në punë.

27-vjeçari  ishte babai i një fëmije, ndërsa gjendja ekonomike e familjes ishte e vështirë, pasi babanë e kishte invalid dhe në gjendje të rëndë shëndetësore.
 
Ai punonte prej disa muajsh për ndërtimin e pallatit për të siguruar jetesën, por fatkeqësisht sot humbi jetën. 

[gallery]22971[/gallery]

dy.b/shqiptarja.com