FUSHE-KRUJE- Bashkia e Fushë-Krujës ka qenë objekti i radhës i një sulmi me lëndë plasëse mbrëmjen e djeshme.
Nga Fushë-Kruja mësohet se në drejtim të godinës janë hedhur plot 200 gramë eksploziv nga persona të paidentifikuar që nuk dihet nëse udhëtonin në këmbë apo me makinë që kanë hedhur një sasi tritoli brenda murit rrethues të bashkisë.
Shpërthimi nuk ka shkaktuar të lënduar në njerëz, ndërsa dëmet materiale kanë qënë të konsiderueshme, teksa janë thyer xhamat e godinës bashkisë, xhamat e një shkollë aty afër, ndërkohë që dëme kanë pësuar edhe banesat e qytetarve aty pranë.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe njësia antieksploziv pranë Policisë së Shtetit.
Blutë e Krujës kanë sekuestruar pamjet filmike të bizneseve pranë godinës së bashkisë, më qëllim identifikimin dhe më pas kapjen e autorëve të kësaj ngjarjeje.
Ndërkaq në njoftimin e sotëm të policisë bëhet me dije se janë kryer e po vijojnë shoqërime të shtetasve për të cilët ka të dhëna apo kanë pasur precedentë të mëparshëm në të tilla tendenca. Gjithashtu po vijojnë në mënyrë të përforcuar edhe kontrollet e banesave apo ambienteve të tjera në funksion të evidentimit të rasteve të mbajtjes pa leje të armeve e municioneve luftarake.
Shpërthimet me lëndë plasëse në Fushë-Krujë janë bërë shqetësuese për qytetarët, pasi gjatë dy muajve të fundit është sulmuar edhe posta e policisë së qytetit, më 20 janar dhe 3 mars.

(Në foto: Policia në vendngjarje, pranë bashkisë së Fushë-Krujës ku ndodhi shpërthimi) Foto të tjera

(Në foto:Xhamat e thyer të bashkisë së Fushë-Krujës pas shpërthimit) Foto të tjera
Lajmi u publikua në 17 mars, ora 19:50
Redaksia Online
(e.s/a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fushë-Krujë, shpërthim granate brenda komisariatit të Policisë