FUSHE - KRUJË- Një polic i burgut të Fushë-Krujës u arrestua pasi u zbulua se kishte fshehur në këpucë dy celularë për t'ia dhënë personave që vuajnë dënimin në këtë institucion.

Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm Të Burgjeve vunë në pranga punonjësin B.Ashiku, i cili punont prej vitit 2010 në sistemin e burgjeve. Gjatë kontrollit fizik para marrjes së shërbimit, inspektorit ju gjetën celularët e fshehur në këpucë, sende të ndaluara këto në regjimin e brendshëm.

Intensifikimi i kontrolleve të Institucioneve të vuajtjes së dënimit bëhet në kuadër të forcimit të masave të sigurisë në sistemin e burgjeve, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit Edi Rama dhe Ministrit të Drejtësisë.

Redaksia online
(Gre.M/shqiptarja.com)