U dëmtua nga tërmeti, por nuk lejon pallatin të shembet! Babai i ish-kandidatit të LSI, pronar i fasonerisë kërcënon sekretarin e Bashkisë, vihet nën hetim

FUSHË KRUJË- Biznesmeni Muharrem Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputetë të LSI, një person problematik në Fushë-Krujë është vënë në hetim pasi ka kërcënuar sekretarin e Bashkisë në Krujë, Florind Cerhozin. Report Tv ka mësuar Hoçja ka pasur konflikte të vazhdueshme me Bashkinë që kulmuan ditën e djeshme, ku arriti që të kërcënonte punonjësin.

E gjitha ka nisur kur Hoçja ka shkuar në zyrën e Bashkisë për të kërkuar një vërtetim për taksat vendore. Ky dokument i është refuzuar, pasi rezultonte debitor, ndaj Muharrem Hoçja është konfliktuar verbalisht me Cerhozin. Burimet saktësuan se "mosmarrja e vërtetimit ka shërbyer si pretekst pasi biznesmeni është konfliktuar edhe herë të tjera me zyrtarët vendorë, për shkak të një pallati 9-katësh".

Sipas ekspertizës së bërë nga Bashkia dhe Prokuroria, pallati është shpallur i pabanueshëm pas tërmetit të 26 nëntorit. Mirëpo, Hoçja nuk ka qenë dakord që ky pallat 9 katësh, (5 kate të shitura, 4 të tjera i ka ende në pronësi), të shembet. Madje ai ka shkuar edhe më tej, duke i bërë një ekspertizë te një kompani private, që e ka shpallur si të banueshme. Mos pajisja me dokument dhe ky konflikt për pallatin, solli përplasjen e Hoçës me sekretarin e Bashkisë, për pasojë u vu në hetim.

Report Tv mëson se Hoçja, babai i ish-kandidatit për deputet të LSI, Durim Hoçja, njihet si një person problematik në zonë, ku i kanë djegur banesën e i kanë vënë tritol disa herë, teksa ka e dhjetëra çështje të hapura në gjykatë e prokurori me komshinj, qytetarë, punonjës, bashkëpunëtor të tij. Ndërkohë, djali i tij, ish- kandidati i LSI-së, Durim Hoçja ka qenë i proceduar në 2014 për plagosje, por çështja e tij është mbyllur në gjykatë në mënyrë të mistershme.

1620206941_fasonerikercenim.jpg

Muharrem Hoçja dhe Florind Cerhozi

 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 06/05/2021 02:52

    Hocja me siguri ua leu rroten <<eksperteve>> qe ia kaluan pallatin me //noten 10//,qe te shese edhe apt.qe i kane mbetur.Me siguri qe <<eksperte>> te tille jane gjetur dhe per djalken,per plagosjen qe akuzohet.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja