FUSHË-KRUJË Një automjet ka aksidentuar për vdekje një 12 vjeçare në fshatin Kameras të Fushë-Krujës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ku makina ende e paidenfikuar ka lënë të vdekur vogëlushen E.B.
 
Autori i këtij aksidenti është prangosur nga policia dhe është Ismet Kodra 37 vjeç, nga Fushë-Kruja. Ai drejtonte automjetin tip Benz me targa KR 5631 A dhe pasi ka aksidentuar 12-vjeçaren është larguar nga vendi i ngjarjes.
 

Redaksia online
(S.m/shqiptarja.com)