Për Shkurten, mendimi i parë për të shpëtuar nga vështirësitë ishte martesa. Burri është shtylla e shtëpisë për të. “Me shkuesi, vjehrra më pa në pazar dhe tha do ta marr për djalin. Unë si zgjidhje më të mirë atë kohë nuk kisha, nuk kisha asnjeri përveç hallës dhe dy motrave dhe thash të do martohem për të krijuar familjen time, të krijoj jetë tjetër”.
Nëse bashkëshorti do të ishte pranë saj, mbase Shkurtja do ta kishte më të lehtë të përballonte vështirësitë e jetës. “Mundësia ekonomike ishte e dobët, pasi punonte në të zezë, nuk kishte punë stabël. Nga fukarallëku iku në Greqi pa letra, por atje e arrestuan dhe ka 9 muaj në burg”. Si mos të mjaftonte varfëria që ka pllakosur familjen e saj, Shkurtja duhet të zgjidhë edhe problemin e radhës për të cilin ajo thotë se është edhe më i rëndë se varfëria. Dy sëmundje që kërkojnë kurim për Klevisën, vajzën 1 vjeç dhe Klajdin, djalin 2 vjeçar.
“Vajza ka nevojë për operacion te syri, sepse ka një ind të zmadhuar, djalin e kam me mjekime, është anemik, ka probleme me shëndetin. Para dy muajsh theu këmbën dhe e mbajtën në spitale, tani është më mirë, por ka nevojë për mjekim”. 23 vjeçarja nuk mendon asnjë moment të vetëm për veten, por për dy fëmijët e saj. Biseda është prekëse, teksa ajo rrëfen dhimbjen kur nuk mund të plotësojë kërkesat e thjeshta të Klajdit, djalit të saj.
“Vajza është e vogël dhe nuk e kupton me cfarë ushqehet, ndërsa djali cfarë të shohë kërkon. Nuk ia plotësoj dot dëshirat”. Vetë Shkurtja nuk gjen rrugëzgjidhje, shpresat për të ndryshuar fatin e saj mbeten tek zemrat, mundësitë dhe bujaria e shqiptarëve. “I bëj thirrje shtetit që të vendosin dorën në zemër për këto fëmijë që po rriten rrugëve, të më ndihmojë me një banesë. Nuk dua asgjë tjetër përveç që fëmijët e mi të kenë një shtëpi që të fusin kokën, shteti të bëjë dicka për fëmijët që të mos rriten rrugëve, pasi është vështirë, nuk kam asnjë shpresë tjetër përveç se te shteti, nuk kam kujt ti them” shprehet nëna e dy fëmijëve.
Kush ka mundësi të kontribuojë sadopak për të ndihmuar këtë 23-vjeçare dhe dy fëmijët e saj të vegjël ta kontaktojë në numrin e celuarit: 068 3300370
d.b/shqiptarja.com

VIDEO










